• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 205 *** 22:20    Anima *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Rona Nishliu në SHBA, bashkëpunim me Berman Brothers

Publikuar: 17.01.2013 - 21:22

Prishtinë, 17 janar - Pas publikimit të këngës “'Se vetëm zemra flet saktë”, këngëtarja jonë Rona Nishliu ka udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Këtë e ka konfirmuar edhe fotografi shqiptar Fadil Berisha, i cili ka bërë të ditur se Rona ka takuar edhe Berman Brothers. Producentët me famë botërore janë të njohur për bashkëpunimet me yjet e muzikës, si Coldplay, Sting, Reamon, Cher, Dido, Real Mc Coy, Maroon 5 dhe Buena Vista Social Club.

Gjatë qëndrimit në SHBA, pos me fotografin Berisha, Rona është takuar edhe me valltarin e njohur nga Prishtina, Tony Dovolani, i famshëm nga shfaqja televizive “Dancing with the stars”.

Këngëtares iu hapën shumë dyer në industrinë muzikore pas përfaqësimit të suksesshëm të Shqipërinë në edicionin e kaluar të festivalit evropian të këngës “Eurosong”, ku zuri vendin e pestë me këngën Suus. Siç deklaroi para pak kohësh Rona për KTV-në, pas paraqitjes në Eurosong, ajo ka pasur ftesa dhe angazhime të shumta në botë, kurse kulmi i kësaj mbase do të ndodhë pikërisht në SHBA. 

Komente (3)

Fansja jote18.01.2013/15:32

Sukses dhe fat ne SHBA

Lipjani18.01.2013/10:00

Veq ruju allahile mos u koklavit me naj zezak si Rita, se kogja qikë e zoja dhe e mir je.

Berat Morina18.01.2013/09:12

Të lumtë Rona, na e zbardhe fytyrën gjithë shqipëtarëve me zërin dhe mençurin tënde. Suksese gjith jetën.

1000  Karaktere
Prishtinė 22°CI kthjellėt
Tiranė 22°CI kthjellėt
Shkup 23°CI kthjellėt
Prishtinė32°CMe diell
Tiranė34°CMe diell
Shkup36°CMe diell