• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 19:55    Moti *** 20:00  Oxygen  *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Paçino dhe De Palma bashkohen sërish

Publikuar: 17.01.2013 - 14:31

Al Pacino dhe Brian de Palma do të bashkohen sërish, për herë të parë në 20 vjet, për të bërë një film mbi jetën e një trajneri futbolli amerikan.

Aktori dhe regjisori, që kanë punuar bashkë për kryeveprën “Scarface” dhe “Carlito’s Way”, po bashkojnë forcat për “Happy Valley”, që tregon historinë e Joe Paterno.

Trajneri i Penn State, që ndërroi jetë vitin e kaluar, thuhet se mbuloi një abuzim seksual që asistenti i tij Jerry Sandusky bëri ndaj një të mituri.

Filmi do të ketë si producent Edward R Pressman, i njohur më mirë për sagën “American Psycho”, që ka blerë të drejtat e filmit nga Joe Posnanski, autor i best-sellerit “Paterno”.

“”Happy Valley” do të bashkohë ekipin e “Scarface” dhe “Carlito’s Way”, De Palma dhe Paçino, për të tretën herë”, ka thënë Pressman.

“Nuk mendoj se ka një dyshe më të mirë se kjo për të treguar historinë e një njeriu kompleks dhe të drejtë, që u rrënua nga një defekt tragjik i tij”, ka shtuar producenti.

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 19°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 19°CKryesisht me vranėsira
Shkup 23°CKryesisht me vranėsira
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°CRrebesh shiu