• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 19:55    Moti *** 20:00  Oxygen  *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Rita Ora, më 17 shkurt do shumë njerëz në Prishtinë

Publikuar: 16.01.2013 - 19:18

New York, 16 janar - Këngëtarja kosovare me famë botërore, pas paraqitjes në koncertin e Tiranës, me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, po përgatitet për 5 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, vendlindjes së saj të dashur.

Në faqen e saj personale në Twitter, Rita Ora poston për fansat e saj në mbarë globin: “Hej edhe një muaj dhe është pavarësia e Kosovës. Do të jeni ju aty?? Ju duam aty si për Pavarësinë e Kosovës. Ahhh shpresoj...”, transmeton Balkanweb.

Këngëtarja që për momentin është kryefjala e showbizit botëror këndoi falas me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë, në koncertin madhështor në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë.

Ishte ky koncerti i parë i Ritës në Shqipëri dhe me shpresën se nuk do të jetë paraqitja e  saj e fundit për publikun që ka gjakun e saj.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 13°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 13°CKryesisht me vranėsira
Shkup 13°CKryesisht me vranėsira
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°CRrebesh shiu