• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 190 *** 22:20    Cosmo *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Kylie Minogue: Nuk po e lë muzikën

Publikuar: 16.01.2013 - 09:25

Sitni, 16 janar- Kylie Minogue ka mohuar thashethemet se ajo po planifikon të pensionohet nga muzika për të dëshmuar veten si aktore.

Këngëtarja australiane që para pak kohësh është ndarë nga menaxheri i saj, Terry Blamey, pas një bashkëpunimi prej më shumë se 25 vitesh dhe tani “Sunday Mirror” ka raportuar se ajo është duke u përgatitur për një rol në një film duke u pensionuar nga karriera e saj muzikore.

Sidoqoftë, Minogue që filloi karrierën e saj si aktore sa ishte fëmijë para se të merrte rolin në operën “Neighbours”, tani ka insistuar së nuk është duke lënë muzikën.

“Nuk po e lë”, ka shkruar ajo në rrjetin social “Twitter”.

“Kylie ka vendosur që të tërhiqet nga presionet e shumta për karrierën e saj dhe tani po i jep kohë vetes së saj për karrierën e aktrimit. Me këtë nuk mund të themi se ajo është duke u pensionuar nga muzika, vetëm se po merr pak pushim”, ishte shkruar në një komunikatë të Blamey.



 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 13°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 13°C
Shkup 16°CKryesisht me vranėsira
Prishtinė21°C
Tiranė22°CRrebesh shiu
Shkup26°CMe diell