• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 205 *** 22:20    Anima *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Princi Harry emërohet beqari më i dëshiruar në botë

Publikuar: 16.01.2013 - 09:23

Londër, 16 janar- Princ Harry është emëruar si beqari më i shquar i botës për vitin 2012 para yjeve të sportit dhe aktorëve të njohur, siç janë George Clooney dhe Jack Nicholson.

Vëllai i vogël i Princit William, që tani është në shërbimin ushtarak në Afganistan, si pilot i helikopterëve, është zgjedhur i pari nga 40 beqarët më të njohur nga magazina “America`s Town & Country”.

“Vëllai i vogël i Princit William flirton dhe piloton një Apache me shumë gjakftohtësi... I pëlqen të vishet me gjithçka, prej pantallonave të shkurtër e deri tek kostumi i ditëlindjes. Në këtë listë janë të ranguar edhe princërit e tjerë evropianë, si princi Philippos i Greqisë dhe Danimarkës, nipi i Grace Kelly, Pierre Rainier Stefano Casiraghi i Monakos, princi Carl Philip i Suedisë dhe princi Amedeo nga Belgjika.

Një numër i madh i yjeve të sportit gjithashtu kanë zënë vend në top-listën e beqarëve, si golfisti Adam Scott, lojtari i futbollit amerikan, Tim Tebow dhe lojtari i bejsbollit Jeremy Lin, ndërsa në listë gjenden edhe pasardhësit e aktorëve të njohur.

Djemtë e aktorit dhe këngëtarit Bryan Ferry, Merlin, Issac, Otis dhe Tara ishin në listën e beqarëve më të shquar, përkrah tyre ishte djali i Schwarzenegger, Patrick, dhe djali i aktorit Clint Eastwood, Scott. Ish- i dashuri i Taylor Swift, Conor Kennedy, gjithashtu kishte zënë vend në këtë listë.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 24°CI kthjellėt
Tiranė 24°CI kthjellėt
Shkup 27°CI kthjellėt
Prishtinė32°CMe diell
Tiranė34°CMe diell
Shkup36°CMe diell