• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 19:55    Moti *** 20:00  Oxygen  *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Carmen Electra: Simon Cowell dhe unë jemi vetëm shokë

Publikuar: 16.01.2013 - 09:22

New York, 16 janar- Carmen Electra më në fund i ka demantuar të gjitha thashethemet që e lidhnin atë me Simon Cowell, duke insistuar se ata janë vetëm “shokë të mirë”.

Bossi i “The X Factor” kishte punuar me Electran kur ajo ishte përkohësisht në jurinë e shout “Britain`s Got Talent” dhe shumë herë ata janë parë së bashku.

Cowell kishte ngritur thashetheme kur e kishte quajtur Electran si “tërheqëse” dhe kishte zbuluar se ata “ishin duke u takuar”, por aktorja dhe modelistja i ka demantuar të gjithë duke thënë se ata nuk janë më shumë se vetëm shokë.

“Ka pasur shumë thashetheme për këtë gjë. Ne me të vërtetë jemi shokë të mirë dhe kjo është e tëra”, kishte thënë ajo gjatë ndarjes së çmimeve “Golden Globe”. “Jo”, ishte përgjigjur ajo kur ishte pyetur se a është lidhja e tyre më shumë se shokë.



 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 17°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 17°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 21°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°CRrebesh shiu