Steven Tyler ndahet nga e fejuara

Artikujt tjerė
- Steven Tyler ndahet nga e fejuara
- Tarantino i zhgënjyer me mosnominimin e DiCaprios për Oscar
- Katy Perry nget biçikletën tebdil nëpër turne
- Jennifer Lawrence e buzqeshur edhe pas ndarjes
- Motrat Kardashians paditen nga një grimere
- Dënohen hakerët që vodhën këngët e Michael Jackson
- Gaga vazhdon grindjen me Osbournes
- Olivia Wilde fejohet me Jason Sudeikis
- Jodie Foster rrëfen lesbizmin, përloten të pranishmit
- Rubi në gjykimin e Bersluconit
New York, 15 janar- Frontmeni i grupit Aerosmith, Steven Tyler është prapë beqar pasi që është raportuar se ai është ndarë nga e fejuara e tij Erin Brady.
Rokeri i kishte propozuar asaj fejesën në ditën e Krishtlindjeve në vitin 2011 por lidhja e tyre duket se ishte acaruar vitin e kaluar.
Zëdhënësi i Steven Tyler ka mohuar thashethemet për ndarjen e tyre në tetor të vitit të kaluar, duke i quajtur problemet e çiftit si zënka të zakonshme në një lidhje, por gazeta New York Post, ka bërë të ditur të hënën se çifti është ndarë.
Një burim ka bërë të ditur se tani lidhja e tyre ka përfunduar.
Ka përfunduar vërtetë kësaj radhe... Ata ende shoqërohen me njëri-tjetrin mirëpo do t`i ndajnë rrugët e tyre. Fejesa e tyre është shkatërruar, ka thënë ky burim.
Çifti ka qenë në lidhje që nga viti 2006, kurse Tyler më parë ishte dy herë i martuar.









