• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 206 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 9 *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Katy Perry nget biçikletën tebdil nëpër turne

Publikuar: 15.01.2013 - 09:17

Londër, 15 janar- Katy Perry është një vajzë zemërgjerë! Këngëtarja ka zbuluar se i pëlqen të maskohet dhe të shpërndajë bileta për koncertet e saja.

Katy ka thënë se ajo e ka të vështirë që të punojë derisa është nëpër turne, kështu që për të ushtruar më shumë ajo vozit biçikletën nëpër qytetin ku do të performojë dhe i befason fansat e saj duke u shpërndarë bileta.

“Udhëtimi i vazhdueshëm mund t`i bëjë të pamundura ushtrimet, por gjëja që e pëlqej më së shumti është që të vozis biçikletën në qytet. Më pëlqen që të eksploroj qytetet e reja kur jam e maskuar dhe kur jap bileta për koncertet e mija”, ka thënë ajo.

Katy ka thënë se i pëlqen që të bëjë ushtrime me biçikletë edhe kur është në palestër dhe zakonisht ajo merr pjesë në një palestër ku të gjithë ushtrojnë duke u motivuar me muzikë.

“Provoj që të ushtrojë tre deri katër herë gjatë javës dhe kur nuk punoj merrem me aktivitete argëtuese siç është hiking, ka shtuar ajo.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 27°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 27°CI kthjellėt
Shkup 29°CI kthjellėt
Prishtinė33°CMe diell
Tiranė35°CMe diell
Shkup36°CMe diell