Jennifer Lawrence e buzqeshur edhe pas ndarjes

Artikujt tjerė
- Steven Tyler ndahet nga e fejuara
- Tarantino i zhgënjyer me mosnominimin e DiCaprios për Oscar
- Katy Perry nget biçikletën tebdil nëpër turne
- Jennifer Lawrence e buzqeshur edhe pas ndarjes
- Motrat Kardashians paditen nga një grimere
- Dënohen hakerët që vodhën këngët e Michael Jackson
- Gaga vazhdon grindjen me Osbournes
- Olivia Wilde fejohet me Jason Sudeikis
- Jodie Foster rrëfen lesbizmin, përloten të pranishmit
- Rubi në gjykimin e Bersluconit
New York, 15 janar- Bukuroshja Jennifer Lawrence ishte e buzëqeshur gjatë gjithë mbrëmjes në ndarjen e shpërblimeve Critics Association Awards, edhe pse ajo së fundi është përsëri beqare.
Ylli i filmit The Hunger Games ka hyrë përsëri në treg pasi raportet e fundit tregojnë se është ndarë nga i dashuri i saj britanik, Nicholas Hoult.
Ata kanë qenë të mendimit se duhet t`i japin kohë lidhjes së tyre gati dyvjeçare, kështu ata kanë vendosur që të mbesin miq.
Ata janë të rinj dhe tani janë larg njëri-tjetrit. Por ata kanë mbetur miq, ka thënë një burim.
Aktorja filloi lidhjen e saj me Nicholasin 23 vjeç pasi që u takuan në xhirimet e filmit X-men: First Class dhe ajo më parë insistonte se nuk dëshironte që të ishin një çift i famshëm.
Ju nuk dëshironi që lidhja juaj të jetë në medie, por në të njëjtën kohë kjo është vetëm një teori, pasi që sa më shumë që të provoni ta mbani të fshehtë lidhjen aq më shumë mediet do të provojnë që ta bëjnë atë publike, kishte thënë ajo.
Ndoshta është më pak stresuese nëse ti e pranon se je në lidhje. E pranon se është vetëm një eksperiment. Dua të shoh se si do të më shkojë.







