Oprah do ta djegë Armstrongun në intervistë

Artikujt tjerė
- Oprah do ta djegë Armstrongun në intervistë
- Hugh Jackman e lëndon Russel Crowe gjatë xhirimeve të filmit
- Beyonce do të performojë në inaugurimin e Obamas
- Rita Ora, koncert në Prishtinë më 17 shkurt?
- Chris Brown dhe Rihanna, së bashku në Grammy Awards?
- Kimberly Wyatt e ka gjetur të dashurin në revy mode
- Adele planifikon të prezantojë në Golden Globe
- The Hobbit mban fronin edhe për një javë
- Adhuruesit vërshojnë për albumin e limituar të Bob Dylan
- Sir Elton John mirëpret fëmijën e dytë
Oprah Winfrey po bëhet gati që ta sulmojë Lance Armstrongun me pyetjet e saj që do tia bëjë atij në emisionin e saj lidhur me akuzat për doping që ia rrënuan karrierën e tij sportive.
41 vjeçit i janë marr shtatë titujt e fituar të Tour de France nga viti 1999 deri në vitin 2005.
Një vit pas zbulimit se Armstrong ka përdorur doping, zyrtarët anti-doping në Amerikë e kanë suspenduar përjetë nga gjitha aktivitetet sportive.
Ky rast kontravers tronditi gjithë botën dhe bëri që Armstrong të jepte dorëheqje edhe nga posti që e kishte në organizatën për luftimin e kancerit Lance Armstrong Foundation.
Armstrong ka heshtur për çështjen e skandalit, por tani ai ka pranuar që të flasë me Winfrey, në një intervistë për emisionin e saj.
Oprah Winfrey do të flas ekskluzivisht me Lance Armstrong në intervistën e parë pa dorëza. Armstrong do të flasë për akuzat kundër tij në skandalin e dopingut, për akuzat për mashtrim dhe për akuzat se ai ka gënjyer për përdorimin e drogës për rritje të performancës gjatë gjithë karrierës së tij, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga kompania televizive, që do të transmetojë emisionin më 17 janar.









