Rusi: Depardieu takoi Putinin dhe e mori shtetësinë ruse

Artikujt tjerė
- Rusi: Depardieu takoi Putinin dhe e mori shtetësinë ruse
- Adele shpallet mbretëresha e vitit 2012 nga toplistat amerikane
- Lady Gaga, dhurata për viktimën e Marylandit
- Nuk do të akuzohet vrasësi i fotografit që ndoqi Bieberin
- Russell Brand kërkon ti hiqet padia për aksidentin
- Skyfall nominohet për Oskar
- Shkodrania Sisi Ujka bënë publike lidhjen me Pirro Çakon
- Gerard Depardieu , në Rusi për pasaportë
- Blerim Destani ndërron vitet në shoqërinë e dy femrave në Dubai
- Bradley Cooper dhe Zoe Saldana nuk janë më bashkë
Moskë, 6 janar - Rrjeti televiziv Kanali 1 ka raportuar sot se aktori francez, Gerard Depardieu, është takuar me presidentin e Rusisë, Vlladimir Putin, dhe e ka marrë shtetësinë ruse. Më herët agjencia shtetërore ruse e lajmeve, RIA Novosti, i transmetoi fjalët e Dmitry Peskovit, zëdhënës i presidentit Vlladimir Putin, që thotë se Depardieu ka arritur në qytetin Soçi në Detin e Zi dhe mund të takohet me presidentin Putin, transmeton REL.
Peskov, poashtu, tha se nuk mund të përjashtohet se gjatë takimit Depardieu mund ta marrë pasaportën.
Të enjten Putin i siguroi shtetësinë ruse, aktorit Gerard Depardieu, i cili është i involvuar në mospajtime të thella tatimore me autoritetet e Francës.
Poashtu, të enjten, ish aktorja e njohur fracneze dhe aktiviste për mbrojtjen e shtazëve, Brigitte Bardot, është kërcënuar se do ti bashkohet aktorit Depardieu për ekzil në Rusi, nëse Franca nuk e ndalë eutanazinë e paraparë për dy elefantë të sëmurë të cirkut.







