Kalendari historik, 19 mars

Artikujt tjerė
- Kalendari historik, 19 mars
- Zhani Ciko: Si e zbulova operën 200-vjeçare për Ali Pashën
- Arkeologjia e Mëngjesit, apo e pathëna e artit të Rexhep Ferrit
- Kolona e Ujkan Hysajt udhëton edhe për në Itali
- Koleksione të veçanta të Francës vijnë në Bibliotekën Kombëtare
- Hamami i Prishtinës, si në legjendën e Rozafës
- Kalendari historik, 18 mars
- Sislej Xhafa, në enciklopedinë botërore të artit
- Jakova promovon monografinë për Drinin dhe Lojërat popullore të Gjakovës
- Dirigjenti kosovar Kushtrim Gashi para publikut zviceran
1831: Plaçkitja e parë e regjistruar bankare në historinë amerikane ndodh në filialin e "City Bank" në New York
1916: Nis misioni i parë ajror amerikan me fluturimin e aeroplanëve amerikanë mbi Mexico, në mbështetje të trupave të vendosura atje për t'u kujdesur për revolucionarin meksikan, Pancho Villa
1944: Gjermania okupon Hungarinë
1945: Gjenerali i kohës së Luftës së Dytë Botërore, Friedrich Fromm, vritet gjatë tentimit për ta vrarë Adolf Hitlerin
1964: Tri qytete të reja janë propozuar për Anglinë Juglindore, si pjesë e planit më të madh të zgjerimit rajonal në Britani, pasi pritej një rritje e jashtëzakonshme e popullatës, nga 3 milionë sa atëbotë ishin
1970: Turma të gjermanëve lindorë mirëpresin kancelarin e Gjermanisë Perëndimore, Willy Brandt, në takimin e tij me liderin e Gjermanisë Lindore, Willi Stoph, për të parën herë që nga ndarja e dy shteteve
1976: Pallati mbretëror në Britaninë e Madhe, Buckingham Palace", njofton se princesha Margaret do të divorcohet nga Lordi Snowdon, pas 16 vjetësh martesë
1982: Një grup i argjentinasve zbarkojnë në koloninë britanike në Ishujt e Falklandit në Atlantikun Jugor dhe vendosin flamurin e tyre kombëtar
1992: Pallati mbretëror britanik Buckingham bën të ditur se duka dhe dukesha e Yorkut do t'i japin fund martesës së tyre, si pasojë e ndasive të pakapërcyeshme ndërmjet tyre
2004: Një ditë para zgjedhjeve presidenciale, presidenti i Tajvanit, Chen Shui-bian, sulmohet me armë zjarri. Ai mbijeton dhe më pas i fiton zgjedhjet
2004: Të paktën 24 persona vriten dhe 15 të tjerë plagosen, kur një autobus udhëtarësh dhe një kamion përplasen në rrugët plot akull në Finlandën Qendrore









