Hamami i Prishtinës, si në legjendën e Rozafës

Artikujt tjerė
- Kalendari historik, 19 mars
- Zhani Ciko: Si e zbulova operën 200-vjeçare për Ali Pashën
- Arkeologjia e Mëngjesit, apo e pathëna e artit të Rexhep Ferrit
- Kolona e Ujkan Hysajt udhëton edhe për në Itali
- Koleksione të veçanta të Francës vijnë në Bibliotekën Kombëtare
- Hamami i Prishtinës, si në legjendën e Rozafës
- Kalendari historik, 18 mars
- Sislej Xhafa, në enciklopedinë botërore të artit
- Jakova promovon monografinë për Drinin dhe Lojërat popullore të Gjakovës
- Dirigjenti kosovar Kushtrim Gashi para publikut zviceran
Prishtinë, 18 mars Punëkryerësi i Hamamit kërkon 500 euro për çdo ditë të humbur, shkruan sot Koha Ditore.
Hamami i Madh i Prishtinës para shtatë vjetësh njihej si çerdhe e drogës, por gjashtë vjet pas fillimit të punimeve për ta kthyer atë në muze arkeologjik është shndërruar në një arenë akuzash për shkatërrimin e vlerave të tij. Faza e tretë e punimeve në Hamam, që ka kushtuar 420 mijë euro, nga 750 mijë sa është kostoja totale e projektit, ishte ndërprerë kur më 25 janar Komuna e Prishtinës si kontraktuese e punimeve kishte ndalur përkohësisht punimet. Por vendimi zyrtar nga Ministria e Kulturës për ndaljen e punimeve ishte marrë tek më 7 shkurt. Që prej kësaj kohe Komisioni për shqyrtimin e kërkesave dhe projekt-propozimeve për ndërhyrje restauruese-konservuese, si organ mbikëqyrës i punimeve, nuk ka mundur të marrë vendimin nëse llaçi i përdorur në suvatimin e Hamamit të Madh të Prishtinës është në bazë të parametrave që parasheh projekti. Teksa kryetari i këtij komisioni, Agim Gërguri, që është edhe drejtor i Institutit të Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës, i ka thënë gazetës se vendimi pritet të merret sot (e hënë) gjatë një takimi, inxhinieri i ndërtimtarisë në kompaninë Daja Rrah, Xhevat Dakaj, ka të tjera plane.
Ne do të kërkojmë dëmshpërblim prej 500 eurosh për secilën ditë pune të humbur. Kjo për dëmet që na kanë shkaktuar, ka thënë Dakaj, teksa ka shtuar se për këtë ka edhe bazë në kontratën që ka nënshkruar kompania ku punon dhe Komuna e Prishtinës. Por të dielën mbrëma ai nuk ka mundur të specifikojë se cili nen i kontratës rregullon çështjen e ndërprerjes së punimeve për arsye të ndryshme. Kompania në emër të së cilës flet Dakaj, sipas vendimit të 7 shkurtit të MKRS-së, thuhet se ka spërkatur muret e Hamamit me llaç çimentoje, gjithashtu ka ndërhyrë në muret e objektit pasi janë hapur kanale për vendosjen e kabllove elektrike. Më 27 shkurt MKRS-ja kishte marrë edhe një vendim për Hamamin, që punimet të pezullohen derisa të merren mostrat laboratorike prej katër shtresave përfshirë gjendjen ekzistuese, shtresën e spërkatjes, shtresën e parë dhe atë të dytë të suvatimit.
Por Dakaj thotë se është i bindur se gjithçka është punuar sipas projektit të bërë nga kompania turke dhe në dokumentin e hartuar nga Komuna e Prishtinës: Paramasa e punëve restauruese për fazën e tretë.
Ne kemi kontratë me Komunën e Prishtinës dhe dëmshpërblimin do ta kërkojmë prej tyre e ajo le ti gjejë në Institut apo në Ministri, ku të dojë, ka thënë Dakaj.
Qiraja e skelave që, sipas tij, janë vendosur në 1 mijë metra katrorë, mjetet e punës dhe pagesa e mjeshtërve të monumenteve historike që janë angazhuar nga kompania, janë disa nga arsyet e kërkesës për dëmshpërblim.
Në Komunën e Prishtinës kanë thënë se kompania nuk ka çka të kërkojë dëmshpërblim në Komunë.
Vendimi është i Ministrisë së Kulturës jo i joni. Ne si kemi ndërprerë punimet, por ata të ministrisë. Kështu që kjo kërkesë duhet tu drejtohet atyre, ka thënë Asdren Osaj, zëdhënës i Komunës së Prishtinës.
E në Ministrinë e Kulturës nuk e kanë komentuar fare kërkesën e kompanisë.
Neve Ligji (për Trashëgimi v.j.) na obligon ta mbrojmë trashëgiminë. Dhe kështu kemi vepruar në dy vendimet që kemi marrë për Hamamin. Ligji e thotë qartë edhe për ata që dëmtojnë thesarin tonë kulturor, ka thënë Shkëzen Dragaj, këshilltar politik i Ministrit të Kulturës. Sipas Ligjit për Trashëgiminë Kulturore, neni 11, demolimi ose shkatërrimi i qëllimshëm i trashëgimisë kulturore ... përbëjnë kundërvajtje kriminale dhe janë të sanksionuara me nenin 290, paragrafi 1, 2 dhe 3 i Kodit Penal të Kosovës, si dhe nga Ligji për kundërvajtje. Ndërsa për mosbindjen ndaj dispozitave të këtij ligji në lidhje me autorizimin e veprimtarive parashihet gjoba nga gjykata kompetente me minimum prej 1 mijë euro dhe maksimum 500 mijë euro për secilin veprim të paautorizuar. E pikërisht ky nen i Ligjit i nevojitet Ministrisë së Kulturës, pasi që Haxhi Mehmetaj - drejtor i Institutit të Monumenteve dhe Muzeut Rajonal të Prishtinës dhe anëtar i Komisionit që e drejton Gërguri i ka thënë gazetës se në Hamam janë kryer punime edhe pas vendimit të MKRS-së. Ata po punojnë ilegalisht. Para dhjetë ditësh bashkëpunëtorët e mi kanë parë tek punohet në Hamam, ka thënë Mehmetaj. Në Komunë dhe Ministri thonë se nuk kanë informacione për këtë gjë. Banorë të lagjes afër Hamamit kanë thënë se herën e fundit kur janë parë punëtorë në Hamam ka qenë para dy javësh. Ndërsa sipas Xhevat Dakajt, nga kompania Daja Rrah punimet janë ndalur qysh para një muaji, pasi tek atëherë kanë marrë letër zyrtare.
E Mehmetaj ka hedhur dyshime edhe mbi vërtetësinë e analizave të organit mbikëqyrës së punimeve.
Analizat nuk janë bërë duke u krahasuar me parametrat që janë në projekt, dyshon ai. Për këto analiza është dashur goxha kohë. Që prej fillimit të muajit shkurt Koha Ditore kishte kontaktuar pesë herë kryetarin e komisionit, Agim Gërguri, për të marrë vesh për analizat. Të pesë herët Gërguri e ka shtyrë afatin për pesë ditë. Të dielën ai e ka shtyrë për një ditë, por ka thënë se nuk e ka idenë nëse punimet do të nisin apo jo.
Nesër (e hënë) e merrni vesh. Edhe sa për kohën e gjatë, po them se nuk është lehtë me i vendos gjërat në binarë, ka thënë Gërguri. Ai nuk ka pranuar të komentojë deklaratat e Mehmetajt lidhur me analizat.
Le të flasë çfarë të dojë, analizat janë korrekte, ka thënë ai. Por shumë i më ashpër ndaj Mehmetajt ka qenë inxhinieri i kompanisë punëkryerëse në Hamam. Dakaj ka shpërthyer në akuza për mungesë profesionalizmi dhe sharje të rënda ndaj Mehmetajt.


dritoni18.03.2013/12:23
Serbet e kan nje fjale qe neve Shqiptareve na pershtatet shume mire NEMOZHANA






fondacioniulpiana18.03.2013/15:25
Zhvillimi i arsimit profesional një konservatorerestauruesit është një pjesë integrale e historisë së konservimit dhe restaurimit në Evropë, e cila është zhvilluar më shumë se 40vjet të shekullit të njëzetë dhe tani është një fushë e pasur dhe komplekse e studimit.
Në mënyrë që të përmirësojë cilësinë e restaurimit dhe bashkëpunimit në fushën e konservimit në Evropë janë institucione veçanërisht të rëndësishme tered Instituti Qendror për Restaurimi në Romë 1939, i cili tani quhet Instituti i Lartë për Ruajtjen dhe Restaurimit, gjatë Këshillit Ndërkombëtar të Muzeve ICOM 1948.
Komisioni u krijua për të marrë kujdesin e pikturës, atëherë, Instituti Ndërkombëtar për Ruajtjen e objekteve muzeale në Londër 1950, e cilatani quhet IIC Komiteti Ndërkombëtar për Ruajtjen e Punëve historike dhe artistike dhe ICCROM 1959.
Gjithashtu, një arritje e rëndësishme për ruajtjen dhe edukimin restaurimit në Evropë është puna e Cesar Brandi "Teorisë së restaurimit" të 1963. viti cili në atë kohë ishte drejtor i PCNsë. Kjo punë ka rezultuar në shkencën dhe metodologjinë e konservimit dhe restaurimit, si art dhe monumentekulturës.
Gjatë 70ta dhe 80ta e tërë e Evropës për të krijuar një shkollë të re për ruajtjen dhe restaurimin e kualitetit të lartë në më të rëndësishme evropianevende, ndër të cilat janë Hamilton Kerr Instituti në Universitetin e Kembrixhit 1977, West Dean College 1972, Shkolla Mbretërore e RivendosjeAkademia e Arteve të Bukura në Kopenhagë 1973, Institut Français de des oeuvres d'restaurimin e artit IFROA në Paris 1977 dhe Departamenti iRestaurimi në Akademinë e Arteve të Bukura në Dresden. Në vitin 1978. zbatuar programin e parë edukues të restaurimit në ComplutenseUniversiteti i Madridit, dhe universitetet tjera në Holandë dhe Belgjikë Ecole Superiore Kombëtare de la Cambre, 1979.Viti 1993. Ecco European Konfederata e kujdestaritrestauruesit Organizatave ka botuar "Udhëzimet profesion", e cila për herë të parë të kërkimitse trajnimi për konservatorëtrestauruesit të organizohet në nivel universitar. Kjo kërkesë në vitin 1997. Riformulohet në një "rekomandim" në e "Dokumenti i Pavia", e cila merret me parimet e përgjithshme që duhet të propozohen për në BE të miratojë masa konkrete "për njohjen edhe promovimin e konservimit dhe restaurimit, si një disiplinë të cilit hulumtim në, për të gjitha kategoritë e monumenteve, vendi në nivel universitar osenivel që njihet si ekuivalente me një universitet. "
Që atëherë, në nivel evropian, njohja e restauruesit profesionale të trashëgimisë kulturore u zhvillua paralelisht me pranimin e rekomandimeve lidhurdhe trajnimi i bazuar në një garanci pesë vjeçare në modelin evropian të studimeve të specializuara të arsimit, e cila është aktivizuar në Itali nëpërmjet Reformave universitare, me progresion drejt specializimit, doktoraturë dhe universitare master studimet I dhe niveli i dytë.
Gjatë dhjetë viteve të fundit në Evropë, pothuajse të gjitha shkollat e arsimit me cilësi të lartë në fushën e restaurimit dhe konservimit janë sjellë nëniveli universitar. Gjashtëmbëdhjetë institutet në njëmbëdhjetë vende evropiane aktivizoni programet e tyre në nivelin universitar, me zbatimin e
Rrjeti për komunikimin dhe shkëmbimin e quajti Encore Rrjeti Evropian i RuajtjenRestaurimit Arsimit 1998. vit. KryesorEncore është qëllimi i fushatës promovimin e kërkimit dhe edukimit në fushën e ruajtjes dhe restaurimit të trashëgimisë kulturore mbi bazën e etik Parimet metodologjike dhe teknologjike.
Sot, përveç restauruesitkonservatore profesional të trashëgimisë kulturore, ruajtjen dhe restaurimin fushë përfshin një numër të profesioneve të specializuaraarkitektë, inxhinierë, kimistë, biologë, fizikantë, arkeologë, historianë të artit, dhe kështu me radhë. Në vitet e fundit, shumë universitete evropiane janë aktivizuar me titullin e studimeve master në sektorë të specializuara, konservimit dhe restaurimit. Në Itali, duke qenë, drejtimi "Restaurimi dhe Ruajtja e trashëgimisë arkitektonike "në Fakultetin e Arkitekturës," Ruajtja Teknologjia dhe Restaurimit e Pronës Kulturore "dhe FilologjisëFakulteti Filozofik, "Aplikuar Diagnostics në fushën e trashëgimisë kulturore" e matematikës, Fakulteti i Fizikë dhe Biologji, të cilat janëdedikuar posaçërisht për ruajtjen dhe restaurimin.
Në kontekstin evropian, ka shumë institucione dhe universitete që kanë programe për trajnimit konservatorëve në nivel akademik. Ndër këtoRëndësia e Institutit të Trashëgimisë Kombëtare Instituti Kombëtar du Patrimoine INP në Francë, ku që nga viti 1978. Departamenti aktiverestaurimi i trashëgimisë institutit des Patrimoine restaurateurs du IFROA përveç në Institutin Mbretëror të Belgjikës për trashëgiminë artistike InstitutiRoyal du Patrimoine Artistique IRPA, janë programe aktive dhe trajnim në fushën e restaurimit në Universitetin e Kambrian Ecole Nationale Supérieure des Visuels Arteve në Antwerp. Në Gjermani, Spanja, Danimarka, Kraveljstvu Bashkuara janë aktive në shumë programe, publike dhe private,organizuar në mënyra të ndryshme, dhe të cilit diplomat njihen në bazë të kontekstit ligjor kombëtar.
Sot, restauruesitkonservatorët profesionistë me arsim autonome teknik dhe shkencor që është i bazuar në kodin e etikës,respekti për konceptin e autenticitetit, kthimi dhe njohjen e procedurave të restaurimit, duke respektuar historinë dhe ruajtjen e materialeve kulturore,andaj ky komison le të shflrton literaturë dhe të konsulton specialistë të kësaj fushe të cilët janë jashtë institucione e pastaj le të provojnë qe të gjykojnë se cka është konservim, restaurim....