• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 206 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 9 *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Filarmonia e Vjenës do të publikojë detaje për periudhën naziste

Publikuar: 11.03.2013 - 10:30

Londër, 11 mars   - Orkestra e Filarmonisë së Vjenës do të publikojë detaje lidhur me historinë e vet gjatë periudhës naziste, si përgjigje ndaj akuzave se e kishte fshehur atë. Orkestra është përballur me kritika të ashpra, pasi që nuk i ka pranuar akuzat për lidhjet me nazistët. Orkestra ka njoftuar se do të japë më shumë detaje edhe për unazën e nderit që i kishte bërë Baldur von Schirach, që ishte guvernator nazist i Vjenës.

Von Schirach kishte mbikëqyrur depërtimin e dhjetëra mijëra hebrenjve. Unaza, që ishte prezantuar për herë të parë më 1942, ishte humbur nga Von Schirach, por është pohuar se i është bërë një zëvendësim në vitin 1960, pasi ishte liruar nga burgu “Spandau” për krime kundër njerëzimit. Korrespodentët thonë se Austrisë iu deshën disa dekada pas Luftës së Dytë Botërore për të shprehur keqardhje dhe pendesë për rolin e saj tek Hitleri dhe Holokausti. Të martën ky shtet do të shënojë 75-vjetorin e aneksimit nga Gjermania Naziste. Unioni (Anschluss) ishte kompletuar kur forcat gjermane pushtuan Austrinë më 12 mars të vitit 1938.

Tre historianë, të udhëhequr nga Oliver Rathkolb, janë pjesë e komisionit të Filarmonisë së Vjenës, që do të përpilojë artikuj lidhur me historinë e orkestrës në periudhën naziste, që do të publikohen në ueb faqen zyrtare të këtij institucioni. Pritet që në këta artikuj do të zbulohen detaje për 13 muzikantë që thonë se janë dëbuar nga orkestra për shkak të origjinës së tyre hebraike apo për shkak të qëndrimit të tyre lidhur me aneksimin e Austrisë nga Gjermania. Pesë nga këta muzikantë kishin vdekur në kampet e përqendrimeve.

Disa nga anëtarët e Filarmonisë në të kaluarën kishin qenë të identifikuar si nazistë. Orkestra thotë se nuk është e obliguar të japë qasje publike në arkivat e veta meqë është organizatë private, por megjithatë lejon qasjen për disa historianë dhe studiues. Udhëheqësi i orkestrës, Clemens Hellberg, ishte akuzuar për dështimin që të përfshijë detaje për lidhjet e Filarmonisë me nazistët, në librin “Democracy of Kings”, të vitit 1992, i cili cilësohet si libri ku është shkruar historia zyrtare e kësaj orkestre.

Ai kishte thënë se nuk kishte pasur qasje në të gjitha dokumentet relevante kur kishte shkruar librin. Sipas një raporti përmbledhës të Oliver Rathkolb, të publikuar në “New York Times” muajin e kaluar, fakti që një unazë zëvendësuese i ishte dhënë Von Schirach pas lirimit nga burgu, ka dalë në dritë tek tash vonë. Djali i Von Schirach, Richard, kishte shkruar për të në një libër të publikuar më 2004, por kishte refuzuar të japë emrin e njeriut që ia kishte dhënë unazën babait të tij. Rathkolb e kishte gjetur identitetin e këtij njeriu, diku tjetër. Filarmonia e Vjenës është e njohur për koncertin e vet vjetor për Vit të Ri, në të cilin interpretohet valsi i Straussit. Megjithatë, historianët thonë se origjina e koncertit është si një instrument propagandues nën rregullat naziste të vitit 1939.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 24°CI kthjellėt
Tiranė 24°CI kthjellėt
Shkup 26°CI kthjellėt
Prishtinė33°CMe diell
Tiranė35°CMe diell
Shkup36°CMe diell