Kosova ska më Artistë të merituar

Artikujt tjerė
- UNESCO alarmon se Gjirokastra e Berati po betonizohen
- Kosova ska më Artistë të merituar
- Kisha ruse shet piktura për të ndihmuar serbët e Kosovës
- Shqiptarët vrasës me pagesë në filmin Dead Man Down
- Letërsia e Kosovës në Panairin e Leipzigut
- Kalendari historik, 9 mars
- Petrit Halilaj ekspozon në kështjellën Moyland
- Traviata e Verdit vjen për herë të parë si balet në Tiranë
- Iliaz Bazna, agjenti nga më të mëdhenjtë të Luftës së Dytë Botërore
- Arnaut, një emër me peshë të madhe
Prishtinë, 10 mars - Personalitetet si bilbili i Kosovës, Nexhmije Pagarusha, aktori Hadi Shehu, muzikologu Engjëll Berisha e balerini Ahmet Brahimaj, do të mbesin të vetmit artistë që u është ndarë medalja Artist i merituar. Një rregullore e re e nxjerrë nga Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka hequr nga lista e dekoratave medaljen që sipas rregullores së hartuar nga presidenti i ndjerë, Ibrahim Rugova, u jepet personaliteteve të artit, të kulturës, për kontributin që kanë dhënë dhe japin në fushat përkatëse. Për artistët të cilët janë nderuar nga Presidenca me këtë medalje dhe për artistë të tjerë, mosdhënia e medaljes Artist i merituar është një mungesë e çmuarjes së artistëve nga ana e shtetit. Asnjë nga artistët nuk e ka ditur se presidentja e vendit ka vendosur të mos e ndajë medaljen Artist i merituar, ani pse rregullorja ishte miratuar qysh në vitin e kaluar dhe, përpos kësaj medaljeje, është hequr edhe dekorata Qytetar nderi i Kosovës. Fillimisht ajo ishte ndryshuar me datë në maj të vitit të kaluar. Mandej në shtator, kurse për herë të tretë, në janar të këtij viti, duke lënë vetëm 12 dekorata në vend të 25 sa ishin në kohën e Rugovës.
Në kabinetin e Presidentes së Kosovës, kanë thënë se medalja Artist i merituar është zëvendësuar me një tjetër medalje që mban titullin Medalja Presidenciale e Meritave që përfshin dhënien e medaljes personave që me punën e tyre kanë kontribuuar në fusha të veçanta si: arsim, shkencë, kulturë, rini, sport, siguri dhe shërbim civil. Në rregulloren e hartuar në kohën e Rugovës, medalja u jepej personaliteteve të artit, të kulturës, për kontributin që kanë dhënë dhe japin në fushat përkatëse.
Me rregulloren e re për medaljet është bërë kategorizimi i fushëveprimtarisë, duke ridefinuar disa nga kategoritë. Medalja Presidenciale e Meritave përfshin edhe veprimtarinë artistike, kulturore e arsimore, ka thënë Arbër Vllahiu, zëdhënës i presidentes Jahjaga.
Për këngëtaren Nexhmije Pagarusha, mosdhënia e kësaj medaljeje është e pakuptueshme, duke pasur parasysh se ajo nuk ka pasur ndonjë çmim në të holla.
(Tekstin e plotë, sot në Koha Ditore)








