Kisha ruse shet piktura për të ndihmuar serbët e Kosovës

Artikujt tjerė
- Kalendari historik, 11 mars
- UNESCO alarmon se Gjirokastra e Berati po betonizohen
- Kosova ska më Artistë të merituar
- Kisha ruse shet piktura për të ndihmuar serbët e Kosovës
- Shqiptarët vrasës me pagesë në filmin Dead Man Down
- Letërsia e Kosovës në Panairin e Leipzigut
- Kalendari historik, 9 mars
- Petrit Halilaj ekspozon në kështjellën Moyland
- Traviata e Verdit vjen për herë të parë si balet në Tiranë
- Iliaz Bazna, agjenti nga më të mëdhenjtë të Luftës së Dytë Botërore
Beograd, 10 mars - Kosova e Metohija nën kujdesin e engjëjve, është titulli i ekspozitës ku veprat e piktorit serb me prejardhje ruse, Jovan B. Zorka, janë vënë në shitje përderisa të ardhurat, siç shkruan agjencia e lajmeve Tanjug do të ndahen për të ndihmuar serbët e Kosovës e Metohisë. Ekspozita tashmë është hapur në Shtëpinë Ruse në kryeqytetin serb. Aty do të jetë e hapur deri më 20 të këtij muaji për të vazhduar në Rusi dhe në Bjellorusi. Në Moskë ekspozita do të hapet më 24 të këtij muaji për të vazhduar më pas në disa qytete tjera ruse. Për krejt ekspozitat në Rusi do të organizohen ankande me qëllim të grumbullimit të ndihmave për Kosovën. Paratë e grumbulluara nga shitja e pikturave do tu shpërndahen serbëve të Kosovës nëpërmjet Kishës Ortodokse Ruse. Pos shitjes së pikturave, organizatorët nuk kanë vënë çmim për vizitën e ekspozitave, por i kanë ftuar vizitorët që të dhurojnë mjete për bashkëkombësit e tyre. Ekspozita është pjesë e aksionit të Kishës Ortodokse Ruse në ndihmë të Kosovës e Metohisë, shkruan Tanjug. Ajo organizohet nga Rendi Mbretëror i Serbisë. Sipas organizatorëve, pos mbledhjes së ndihmave, qëllim i ekspozitës është që publiku rus e bjellorus të njihet me manastiret mesjetare serbe, luftën për mbijetesë dhe ruajtjen e fesë ortodokse, por edhe që të formohet një platformë e qëndrueshme e ndihmës së Rusisë dhe Bjellorusisë në ndihmë të serbëve të Kosovës.
Jovan B. Zorko (67) në ekspozitën në kuadër të Kosova e Metohija nën kujdesin e engjëjve do të ekspozojë kryesisht piktura ku paraqiten manastire ortodokse.











shpendi11.03.2013/10:06
edhe noj dit se kan me i shit edhe nanat e veta po kot kan me ju shkua.