• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 189 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 5 *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Shqiptarët vrasës me pagesë në filmin “Dead Man Down”

Publikuar: 10.03.2013 - 09:26

Prishtinë, 10 mars - Regjisori i “The girl with the dragon tatto”, Neils Arden Oplev, ka sjellë një tjetër film, por kësaj radhe ai ka përfshirë edhe shqiptarët. Ata i ka bërë një bandë që vrasin me pagesë e aty flitet edhe shqip nëpërmjet aktorit me prejardhje shqiptare, James Biberaj, i cili luan përkrah aktorëve të njohur Colin Farrell, Noomi Rapace në rolet kryesore.

Banda të ndryshme pjesë e perandorisë së drogës së Alphonse janë edhe gangsterët që në kritikën e “The New York Times” quhen “tullacë të rrezikshëm”. Ata vrasin këdo për çfarëdo arsye. Bandat që vrasin me pagesë janë shqiptarë. Ata janë të lidhur mes vete familjarisht. Kryesori i tyre është Iliri, rolin e të cilit e luan aktori James Biberaj, i cili tregohet goxha i rreptë si gangster, ashtu sikurse qëndrimi i ministres së Qeverisë së Kosovës ndaj rasteve të shpeshta kur Hollywoodi po i personifikon shqiptarët si të këqij.

“Nuk mendoj domosdoshmërisht që filmi është antishqiptar, por edhe në këtë film sikur në disa tjerë para tij, shqiptarët janë portretizuar përmes bandës e cila vret për të holla”, ka thënë Kusari-Lila, nëpërmjet një mesazhi telefonik nga New Yorku, e cila gjatë qëndrimit  në metropolin amerikan, ka pasur rastin të shoh premierën botërore të filmit, “Dead Man Down” nën regji të danezit Niels Arden Oplev.

Komente (2)

leonardo davinci10.03.2013/13:49

SHiptart po ... hen edhe pa pare njoni me tjetrin e kan né gjaké

Flamur10.03.2013/11:45

shqiptaret se kan gajle veq kryesore per ta eshte me jav jap njer rol me lujt diqka
nuk e kan gajle permbajtjen e filmit duhet te marrin shembull nga Halil Budakova .

1000  Karaktere
Prishtinė 15°CShi i lehtė
Tiranė 15°CKryesisht me vranėsira
Shkup 18°CMe riga tė lehta shiu
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°CRrebesh shiu