• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 205 *** 22:20    Anima *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Vdiq Bobby Rogers, anëtar i “The Miracles”

Publikuar: 05.03.2013 - 10:12

Londër, 5 mars   - Bobby Rogers, njëri nga themeluesit e grupit “The Miracles”, bashkë me Smokey Robinson, ka ndërruar jetë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai ishte 73 vjeç. Këngëtari i cili ka qenë i sëmurë prej disa vjetësh, ka vdekur në shtëpinë e tij në Detroit, të dielën.

“Një tjetër ushtar i jetës sime ka rënë. Ai ishte vëllai im dhe një mik shumë i mirë”, ka shkruar Robinson në një komunikatë. Rogers e kishte themeluar bendin “The Miracles” në vitin 1956 bashkë me kushërinjtë e tij Claudette Rogers, Pete Moore, Ronnie White dhe Robinson. Hitet që krijuan ata përfshijnë titujt si “The Tracks of My Tears”, “Shop Around”, “You’ve Really Got a Hold on Me” dhe “I Second That Emotion”.

“Njerëzit gjithmonë i janë referuar si i gjati me syze. Ai kishte personalitet, ishte i qasshëm dhe dëshironte të fliste me gratë, dëshironte të fliste me burrat, të vallëzonte, të këndonte, të performonte. Këto ishin gëzimi i jetës së tij”, ka thënë Claudette Rogers.

“Nëse njerëzit duan ta kujtojnë ata, duhet t’i lëshojnë incizimet dhe ta dëgjojnë Bobbyn”, ka thënë Mary Wilson nga “The Supremes”. “Ajo tregon kush ka qenë ai”.

“The Miracles”, mori famë me singling që u shit në miliona kopje, me titull “Shop Around”. Një nga kontributet më të mëdha që ka dhënë Roger në grupin ishte bashkëpunimi me Robinson në këngën “You’ve Really Got a Hold on Me”, që më vonë ishte rirealizuar edhe nga “The Beatles”.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 22°CI kthjellėt
Tiranė 22°CI kthjellėt
Shkup 23°CI kthjellėt
Prishtinė32°CMe diell
Tiranė34°CMe diell
Shkup36°CMe diell