• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 19:55    Moti *** 20:00  Oxygen  *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Spielbergu do ta realizojë skenarin e Kubrickut për perandorin francez

Publikuar: 05.03.2013 - 10:11

Londër, 5 mars   - Steven Spielberg do të jetësojë skenarin e Stanley Kubrickut rreth Napoleonit, që ishte hedhur në letër në vitin 1970. Ai i ka thënë televizionit francez “Chanal Plus” se do të bëjë një miniserial televiziv dhe jo një film, për jetën e perandorit francez. Regjisori i filmit “Lincoln” më herët kishte bashkëpunuar me Kubrickun në “A.I Artificial Intelligence” më 2001.

Drama fantastiko-shkencore ishte konceptuar nga Kubricku më 1970 dhe më vonë ishte shkruar dhe realizuar nën regji të Spielbergut. I cilësuar si një nga filmbërësit më të mirë të të gjitha kohërave, Kubricku kishte bërë regjinë e filmave si “2001: A Space Odyssey”, “The Shining”, “Dr Strangelove” dhe “Eyes Wide Shut”, që ishte filmi i fundit para se të vdiste, më 1999.

Sipas “Hollywood Reporter”, ai ishte i përkushtuar në hulumtime duke përfshirë edhe biografinë për Napoleonin, dhe ka shpenzuar disa vjet duke eksploruar jetën e perandorit francez në detaje. Në një ekspozitë në “Los Angeles County Museum of Art”, Kubrick kishte ekspozuar një draft letër për studiot prodhuese të filmave, ku thoshte: “Është e pamundur t’ju tregoj se çka do të bëj, përveç t’ju them se pres të bëj një nga filmat më të mirë që janë bërë deri më tani”.

Është raportuar se Spielberg do ta zhvillojë skenarin për Napoleonin në bashkëpunim me familjen Kubrick. Regjisori është i famshëm për obsesionin e tij për perfeksionizmin, kështu që  trashëgimia e tij do të gjejë prehje në duart e Spielbergut.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 13°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 13°CKryesisht me vranėsira
Shkup 13°CKryesisht me vranėsira
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°CRrebesh shiu