Galica në Gjenevë lobon me art

Artikujt tjerė
- Galica në Gjenevë lobon me art
- Filmi shqiptaro-amerikan Right to love shfaqet në kinematë amerikane
- Filarmonia e Kosovës bashkon solistët e veprat shqipe në koncert
- Drenas: Promovohet libri i Jakup Krasniqit Pavarësi dhe personalitete
- The New York Times për skenën e artit bashkëkohor në Kosovë
- Pamuk: Isha idioti i familjes, por më pas fitova Nobel-in
- Inva Mula: Shqiptarët në botë i përfaqëson kultura e tyre
- Zbulohet xhirimi tetëminutash i zbarkimit të anglezëve në Sarandë
- Kalendari historik, 2 mars
- Protestuesit ndalojnë prishjen e pjesës artistike të Murit të Berlinit
Tridhjetë punime, zhanresh të ndryshme artistike të punuara në periudha të ndryshme, nga artisti Rrezeart Galica, do të ekspozohen në Gjenevë të Zvicrës. Ekspozita e tij e gjashtë personale, sikurse edhe ajo paraprake në Berlin të Gjermanisë, do të ketë karakter lobues. Galica thotë se shpreson se do të ketë sukses me këtë ekspozitë, duke u bazuar në suksesin e asaj në Berlin, që siç thotë ai, ka ngjallur reagim te mediat dhe zyrtarët evropianë, karshi izolimit të kosovarëve. E ekspozita në Gjenevë nuk është krejt e rastësishme. Aty është një seli e OKB-së. Ne kemi jo shije të mirë nga misioni i tyre në Kosovë e për këtë më së miri flet punimi tUNg, të cilin do ta ekspozoj në Gjenevë e po ashtu do të tentoj që këtë punim tia dhuroj kësaj selie në Gjenevë pas mbylljes së ekspozitës, ka thënë Galica. Në ekspozitë do të jetë po ashtu punimi No More, që përbëhet nga 39 viza të qytetarëve të Kosovës dhe që, sipas Galicës, ka domethënie të prerë Jo Më viza për kosovarët. Këtu desha të shtoj se sot për të marrë një vizë Shengen apo cilado qoftë ajo neve na duhet të mbledhim dokumentacion personal më shumë se sa që të aplikonim për një doktoraturë çka është shumë e neveritshme dhe torturuese, thotë Galica. Galeria Le Centre de l'Esperance në Gjenevë, do ti bëjë vend ekspozitës multimediale të Galicës, ku do të paraqiten punime artistike, zhanresh të ndryshme, si posterë, fotografi dhe grafikë digjitale, të punuara nga 2004 e deri në vitin 2012. Pjesa e parë e punimeve janë posterë që reflektojnë reagime të kohës së misioneve ndërkombëtare në Kosovë e deri te ky i fundit. Pjesa e dytë është me fotografi që janë bërë në vise të populluara me shqiptarë si në Mal të Zi, Maqedoni. Sipas Galicës, ato janë edhe atraktive për atë pjesë të Evropës ku do të ekspozojë. Sepse Zvicra njihet për gërshetim kulturash të nacionaliteteve të ndryshme, thotë ai. Hapja solemne e ekspozitës do të bëhet më 4 mars dhe do të qëndrojë e hapur deri më 27 mars.





