• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Pulsi *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 187 *** 22:20    Dokumentar: “Njerëzit dhe kujtimet flasin” *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Kalendari historik, 2 mars

Publikuar: 02.03.2013 - 09:29

1921 - Në Francë, vdiq ish- mbreti malazez Nikolla I. Përgjatë qeverisjes së tij nga viti 1860, ky shtet bëri luftë me Turqinë.

1956 - Franca e pranoi pavarësinë e Marokos.

1994 - Në Washington, kryetari i qeverisë boshnjake Haris Silajxhiq, përfaqësuesi i kroatëve boshnjak, Kreshimir Zubak dhe ministri i jashtëm kroat Mate Graniq nënshkruan marrëveshjen preliminare për organizimin e territoreve kroate dhe myslimane në 7 kantone etnike.

1996 - Me një humbje të thellë të Partisë Laburiste të kryeministrit Pol Kiting, Australia i dha fund qeverisjes 13 vjeçare nga kjo parti.

1998 - Filmi "Titanik" u bë i pari që krijoi të hyra prej 1 milion dollarësh.

2000 - Autoritetet britanike lejuan diktatorin kilian Augustu Pinochet ta braktisë Londrën dhe të kthehet në Kil. Kësisoj refuzuan kërkesën e Spanjës për ekstradimin e diktatorit në këtë shtet.

2003 - Kryetari i Francës, Jacques Chirac ka vizituar Algjerinë. Kjo ishte vizita e parë e një zyrtari francez që prej se ky vend kishte fituar pavarësinë nga Franca më 1962, pas një lufte brutale tetë vjeçare.

2008 - Dmitrij Medvedev, kandidat i grupimit politik “Rusia e Bashkuar” është zgjedhur kryetar i Rusisë. 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 16°CI kthjellėt
Tiranė 16°CI kthjellėt
Shkup 19°CI kthjellėt
Prishtinė27°CMe diell
Tiranė28°CMe diell
Shkup30°CMe diell