Kolonia e artistëve në Bardhosh pret të kryhet për 74 mijë euro

Artikujt tjerė
- Kolonia e artistëve në Bardhosh pret të kryhet për 74 mijë euro
- Kalendari historik, 1 mars 2012
- Steven Spielberg, president i jurisë në Kanë
- Kisha e Labovës, zbulimi i Mukës daton në shek. VI
- Argumente mbi prejardhjen ilire të shqiptarëve
- Rizgjimi i vetëdijes kombëtare të shqiptarëve ortodoks në Maqedoni
- Shuhet njeriu që inspiroi protestat kundër dashurisë për paranë
- Qytetet e Kosovës dhe të rajonit pa organizim të jetës kulturore
- Lëndohet aktori Kabashi, anulohet Mbas zonjushës Jolie
- Drama e Doruntina Bashës inskenohet edhe në Shkup
Prishtinë, 1 mars - Kolonia e artistëve në Bardhosh nuk do të përfundohet nëse Ministria e Kulturës gjen ndonjë parregullsi në mënyrën se si janë shpenzuar mjetet, që janë derdhur në këtë projekt. I iniciuar dhjetë vjet më parë, aty janë investuar hiç më pak se 600 mijë euro.
Një ekip i formuar nga institucioni më i lartë kulturor në vend do të hartojë raport nga terreni për të konstatuar nëse ia vlen të shtyhet përpara ky projekt. E për ta përfunduar duhen edhe 74 mijë euro.
Vitin e kaluar MKRS-ja ishte arsyetuar se nuk e kishte përfshirë në projeksion buxhetor këtë projekt, për shkak të disa problemeve të mënyrës së shpenzimit të mjeteve. Në anën tjetër, udhëheqësi i projektit ishte shprehur i bindur se ka raport për secilin cent të shpenzuar në Koloninë e artistëve.
Nëse nuk identifikohen parregullsi, MKRS-ja zotohet se do të ndajë edhe 74 mijë euro me rishikim të buxhetit, që sipas udhëheqësit të projektit po e mbajnë peng përfundimin, nga koha kur në krye të ministrisë ishte Lutfi Haziri. Ky i fundit, në vitin 2010, ia kishte bërë një vizitë objektit në të cilin ishin kryer vetëm punimet e vrazhda. Asokohe ishte konstatuar se për ta finalizuar projektin për të cilin MKRS-ja kishte ndarë 600 mijë euro, duheshin edhe 74 mijë euro të tjera. Por, sot e asaj dite ato nuk janë ndarë.
Ministria e Kulturës ende nuk ka përgjigje definitive se a do ta çojë përpara këtë projekt.
Shkëlzen Dragaj, këshilltar i ministrit të Kulturës, Memli Krasniqi, ka thënë se është themeluar komisioni, i cili më së largu deri në javën e ardhshme do të dalë me raport.
Ne do ta diskutojmë edhe nëse nuk ka ndonjë problem që ndalon çuarjen përpara të këtij projekti, atëherë ne mendojmë që në rishikim të buxhetit të parashohim mjete për Koloninë e artistëve, ka thënë Dragaj, teksa ka theksuar se rishikimi i buxhetit bëhet në muajin qershor.
Gani Duli, udhëheqës i projektit të Kolonisë së artistëve, ka shpresën që Ministria e Kulturës nuk do të gjejë ndonjë të metë (gjerësisht në Kohën Ditore).





