Artistët e teatrit bëhen me shoqatë

Artikujt tjerė
- Kalendari historik, 1 mars 2012
- Steven Spielberg, president i jurisë në Kanë
- Kisha e Labovës, zbulimi i Mukës daton në shek. VI
- Argumente mbi prejardhjen ilire të shqiptarëve
- Rizgjimi i vetëdijes kombëtare të shqiptarëve ortodoks në Maqedoni
- Shuhet njeriu që inspiroi protestat kundër dashurisë për paranë
- Qytetet e Kosovës dhe të rajonit pa organizim të jetës kulturore
- Lëndohet aktori Kabashi, anulohet Mbas zonjushës Jolie
- Drama e Doruntina Bashës inskenohet edhe në Shkup
- Kalendari historik, 28 shkurt
Prishtinë, 27 shkurt - Një grup artistësh të teatrit në Kosovë janë bashkuar me mision për ti dalë në ndihmë komunitetit që i takojnë në krijimin e politikave kulturore e teatrore sikurse edhe për të përkrahur të drejtat e tyre. Shoqata e Artistëve të Teatrit të Kosovës, e themeluar sefte, prej tash u ka bërë ftesë profesionistëve të teatrit të bëhen pjesë e Kuvendit të parë, që do të mbahet më 27 mars të këtij viti, në Ditën Ndërkombëtare të Teatrit. Grupi punues i kësaj shoqate përbëhet nga Adrian Morina, Flutra Zymi, Kushtrim Sheremeti, Zana Hoxha - Krasniqi dhe Zana Radogoshi. Lajmi për themelimin e kësaj shoqate është bërë publik përmes një komunikate për media, një ditë pas themelimit. Pas inicim-themelimit u zgjodh edhe një grup punues, i cili do të punojë në krijimin e fushës ligjore dhe funksionale të SHATK-ut, si dhe organizimin e Kuvendit të parë të SHATK, me çrast do të miratohen statuti i organizatës, kriteret e anëtarësimit, si dhe do të organizohen zgjedhjet e organeve drejtuese të SHATK-ut, është shkruar në komunikatë.
Përmes komunikatës, janë qartësuar edhe arsyet e themelimit të Shoqatës së Artistëve të Teatrit të Kosovës.
Inicimi i themelimit të SHATK-ut u ndërmor për arsyeje të përkrahjes së artistëve të teatrit në Kosovë në aspektin e krijimit të politikave kulturore-teatrore në interes të tyre ku artistët do të jenë drejtpërdrejt të angazhuar në krijimin e tyre, si dhe që të funksionojë si përkrahje sindikale për të drejtat e tyre. Me këtë rast ftohen edhe publikisht të gjithë artistët profesionistë të teatrit në Kosovë të marrin pjesë në Kuvendin e parë të SHATK-ut që do të organizohet me 27 mars 2013, që njëkohësisht është edhe Dita Ndërkombëtare e Teatrit, vazhdon komunikata.


vjosa 28.02.2013/13:12
Valla keta krejt hajna ,profitera e dallaveraxhi jone,kan bo banesa e shpija prej hiqit
Ku jane keta as bari nuk mbine ,e le mo drejtesia e perspektiva

Asi koka LOPE27.02.2013/22:39
Po ti o ASI koke njeri i ELmaze Nures masi po flet qashtu, nese nuk je vet Elmaze Nura pasi qe as nuk po dishe me shkru mire.
A gjithcka qe po ndodhka mire, po u dashka me qene kunder dikujt tjeter a?
Duke menduar njerezit si ti, edhe situaten kulturore e kemi te tille ne Kosove

asi27.02.2013/19:29
Kjo ide ka qene krejt e dikjut tjeter,e ky grup e ka vjedhur.
Paradoksi eshte se ketu ka njerez qe jane pjese edhe e shoqates se artistave te filmitata e dine vet kush jane,keshtuqe do te ishte shum joprofesionale dhe e pamoralshme te jane pjese edhe e ketij organizimi.Paqka se ketu ka njerez qe jane pjese e dy tre organizmieve.Ju lutem vetem shikoni fushveprimet e tyre.
Fatkeqesia me e madhe eshte se ne kete grup inicuesplagiat,jane njerezit qe po e luftojne Elmaze Nuren si drejtoreshe e zgjedhur e TKKes.Ky grup inicues eshte nje klan i ngushte interesi dhe asgje me shum dhe kjo nisme e vjedhur ka te bej thjeshte per perfitime te po te njejtit klan duke e keqperdorur pjesmarrjen e artisteve







asi01.03.2013/01:13
Ju zotrizonje qe ofendoni nuk dua te merrem me ju ,duke rene ne nivelin tuaj te edukates,inteligjences dhe injorances
Po e perseris ne kete grumbullim te ketij grupi inicues te ushqyer nga nje ide e vjedhur ka njerez qe jane pjese e shum organizimeve.Kjo qyshe ne start tregon qellimin destruktiv te ketyre plagjiateve,per qellime perfitimi personal dhe asgje me shum.
Duke u futur gjithkund ,keta njerez tregojne se nuk jane te denje per askund.Sepse per te pase sukses ne nje sipermarrje duhet fokusim dhe perkushtim.
E kur dihet se edhe idene e kane te vjedhur ,ketu shihet se sa "artista" jane keta profiter,cili eshte qellimi i tyre dhe si do e degradojne kete shoqate.
Dita shihet ne mengjes zotri.Hajde tregomni nje te verteteA mund te pritet preje hajnit te behet profet?!!!
Besoj se ketu nuk ka koment.Ciao