• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 15:30 Oxygen ® *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:10 Oxygen ® - vazhdimi *** 18:50 Marketing *** 19:00 Lajmet e mbrëmjes *** 19:35 Filma Vizatimor: “ Ariu i Vogël Çarli “ epis. 18, 19, 20 *** 20:15 N’Darkë *** 21:30 Sporti Total *** 22:55 Marketing  *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Shqipëria mbron kishat me sisteme alarmi

Publikuar: 27.02.2013 - 09:51

Tiranë, 27 shkurt   - Institucionet shqiptare kanë vendosur të rrisin masat e sigurisë për më se 50 monumente të trashëgimisë kulturore. E këtë do ta bëjnë jo me roja, por me sisteme alarmi. Sebep për këtë u bë dëmtimi i afreskeve të Onufrit, që u cilësua si njëra ndër humbjet më të mëdha të trashëgimisë kulturore shqiptare.

Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve i Shqipërisë, Aldo Bumçi, ka thënë të martën se, nga dëmtimi i Kishës Shën e Premte në fshatin Vlash të Elbasanit, nuk mund të nxirren përgjithësime për trashëgiminë kulturore dhe se vëmendja e Qeverisë për këtë fushë është e dukshme dhe e matshme me fondet e akorduara. I pranishëm në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, Bumçi ka thënë se tashmë ka filluar restaurimi i pjesëve të mbetura nga afresku i Onufrit në Kishën e Vlashit dhe se mund të restaurohet 40 deri në 45 për qind e tij. Ndërkohë ndihmë i është kërkuar edhe UNESCO-s për një ekspertizë në këtë drejtim. “Kemi hartuar një projekt për sistemin e alarmit dhe të mbrojtjes së 51 kishave. Monumentet e kulturës nuk kanë pasur kurrë mbrojtje me armë. Edhe po të kishte, nuk do ta kishte shpëtuar dëmtimin e Kishës së Vlashit”, ka thënë ministri, duke iu përgjigjur pyetjes se përse janë hequr në vitin 2007 kujdestarët e monumenteve të kulturës.

Deputeti i Partisë Socialiste, Auron Tare, ka shprehur shqetësimin në lidhje me një raport të fundit që UNESCO shpreh shqetësimin për mungesën e kontrollit së ndërtimeve pa leje në Gjirokastër dhe Berat.

Gjithashtu deputeti ka ngritur pyetjen se çfarë po bëhet me Burgun e Spaçit, ku pritet të ndërtohet një muze. “Burgu i Spaçit është lënë në mëshirë të fatit. Nuk ka as ruajtjen më minimale. Hekuri po shitet për skrap”, ka thënë Tare, duke shtuar se Qeveria s'ka bërë asgjë nga projekti i hartuar në vitin 2009.

Në lidhje me këtë të fundit ministri Bumçi ka thënë se i është dhënë përparësi Burgut të Shkodrës pasi ai ka më shumë turistë dhe se ky projekt është drejt fundit. “Ky objekt ndër vite ka pasur dëmtime. Ka një projekt fillestar me vlerë 25 milionë lekë të reja për Burgun e Spaçit. Ndërkohë që organizata ‘Europa Nostra’ kërkon ta përfshijë Burgun e Spaçit në 7 sitet në rrezik të kujtesës evropiane”, ka thënë Bumçi.

Përveç dëmtimeve në Kishën e Vlashit dhe Burgun e Spaçit, pika e tretë për të cilën referoi ministri Aldo Bumçi ishte ajo e ndërtimeve pa leje në Krujë. “Nuk ka asnjë ndërtim pa leje në qytetin e Krujës në zonat me mbrojtje të veçantë arkeologjike. Gërmimet arkeologjike nuk kanë zbuluar asgjë aty ku është ndërtuar”, ka thënë Bumçi.

Sipas deputetit Auron Tare, në Krujë po ndërtohet në hyrje të Kalasë dhe kjo ndërtesë 4-5 katëshe po prish integritetin e peizazhit duke mos pasur më pamje të kalasë. Tare shprehu shqetësimin edhe për Mozaikun e Tiranës në Muzeun Historik Kombëtar që u dëmtua pak kohë më parë.

Në lidhje me këtë të fundit, Bumçi ka thënë se ai është ndërtuar gabim që në fillim dhe se është ndarë një fond për restaurimin e pjesës së dëmtuar.  

Deputetët e PS-së raportuan për dëmtime në shumë monumente kulture mes të cilave Kisha në Mesopotam e cila po rrënohet, Kisha e Shelcanit si dhe ndërtimet pa leje në Kalanë e Tepelenës. 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 12°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 12°CKryesisht me vranėsira
Shkup 22°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė19°C
Tiranė21°CRrebesh shiu
Shkup24°CMe diell