• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 189 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 5 *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Sonte në GAK ekspozita me vepra të koleksionit

Publikuar: 15.02.2013 - 09:48

Prishtinë, 15 shkurt - Përvjetori i pestë i Shpalljes së pavarësisë së Kosovës është bërë “sebep” që institucioni më i lartë i artit pamor në vend të vërë para publikut një pjesë të koleksionit të tij. Fiks 93 vepra nga 897, që ka fondi i Galerisë Kombëtare të Kosovës, do të ekspozohen sonte (e premte). Aty zënë vend vepra në teknikën e grafikës ashtu siç është titulluar edhe ekspozita. “Grafika” vjen me veprat e njëzet artistëve shqiptarë e ndërkombëtarë. Aty do të jetë edhe “Patinazhisti” i vitit 1983 vepër e pop-artistit me nam Andy Warhol. Por jo vetëm kaq. Edo Murtiq, Fatmir Krypa, Fatmir Zajmi, Franco Gentilini, Gabrijel Stupica, Gjelosh Gjokaj, Haward Hodkin, Henry Moore, Hyrije Krypa, Hysni Krasniqi, Jim Cave, Karmon Fan Ferri, Mimo Paladino, Rexhep Ferri, Shaip Çitaku, Shyqri Nimani, Ymer Shaqiri, Zoran Jovanovic-Dobrotin, janë disa nga autorët veprat e të cilëve do të përthekohen në këtë ekspozitë.

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 19°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 19°CKryesisht me vranėsira
Shkup 20°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°CRrebesh shiu