• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 190 *** 22:20    Cosmo *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Ulqini do rrugë ose shesh me emrin e Ali Podrimjes

Publikuar: 15.02.2013 - 09:43

Prishtinë, 15 shkurt - Sa ishte gjallë, në të jetonte një frymë e madhe dashurie për qytetin bregdetar të shtetit fqinj. Rrugët e sheshet e Ulqinit ishin shkelur shpesh nga këmba e poetit. E dikujt i është kujtuar se njëra prej tyre duhet të pagëzohet me emrin e tij. Shoqata e artistëve dhe intelektualëve “Art Club” i ka propozuar Komisionit për emërtimin e rrugëve dhe shesheve të Komunës së Ulqinit që një rrugë apo shesh në këtë qytet të mbajë emrin e poetit kosovar me nam ndërkombëtar, Ali Podrimja, shkruan sot “Koha Ditore”. Arsyetimi për këtë kërkesë është shpalosur në një komunikatë për medie të lëshuar nga “Art Club”.

“Ali Podrimja kishte një dashuri të veçantë për Ulqinin dhe ishte mysafir i rregullt i ngjarjeve kulturore që i organizonte shoqata e artistëve dhe intelektualëve ‘Art Club’, posaçërisht i manifestimit letrar ‘Kalimera Poetike’”, është shkruar në arsyetim.

Shoqata e Artistëve e Inteletkualëve Shqiptarë në Ulqin, po ashtu ka vlerësuar kontributin e jashtzakonshëm që ka dhënë poeti Ali Podrimja për inicimin e disa veprimtarive letrare në Ulqin, por edhe zbulimin e afirmimin e poetëve e krijuesve shqiptarë në Mal të Zi.

“Ai i adhuronte detin, valët dhe Kalanë e lashtë, për çka Ulqinin e cilësonte si ‘cepin më të bukur të Shqiptarisë’. Prania e vazhdueshme e Podrimjes në Ulqin dhe shkrimet e tij në mediet e këtushme ngjallën frymën e krenarisë dhe të qëndresës së shqiptarëve në Mal të Zi”, thuhet më tej në propozimin e “Art Club”.



Ali Podrimja u gjet i vdekur të shtunën e 21 korrikut të vitit të kaluar, në një pyll rreth 4 kilometra larg qendrës së qytetit të qetë e të vogël në jug të Francës, Lodeve. Aty po merrte pjesë në edicionin e 15-të të festivalit të poezisë “Zërat e Mesdheut”, ku po përfaqësonte poezinë shqipe. Kishte humbur kontaktet me miqtë e familjarët në Kosovë dhe me organizatorët e festivalit në Francë, tri ditë para se të gjendej trupi i tij i pajetë, të mërkurën e 18 korrikut. Raporti i autopsisë së tij, i kryer nga Klinika mjekoligjore në Montepelliere, ka treguar se vdekja e poetit kosovar me nam ka ardhur natyrshëm. Poeti i njohur kosovar është varrosur më 26 korrik, me nderime të larta në varrezat e Prishtinës. Në ditën kur poeti emblematik shqiptar do t’i mbushte 70 vjet (28 gusht), Botimet KOHA, kanë ribotuar kryeveprën e tij “Lum Lumi”, e cila 30 vjet më parë, kur ishte botuar për herë të parë, kishte bërë jehonë të madhe. Në nëntor të vitit të kaluar, klubi letrar “Gjon Nikollë Kazazi” në Gjakovë kishte propozuar që në Mitingun e Poezisë që mbahet në këtë qytet, poezia që vlerësohet më e mira të mbajë emrin e poetit të njohur kosovar. Përveç kësaj, ky klub kishte propozuar që në vendlidnjen e Podrimjen të ngrihej një shtatore e tij.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 13°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 13°C
Shkup 16°CKryesisht me vranėsira
Prishtinė21°C
Tiranė22°CRrebesh shiu
Shkup26°CMe diell