Ramiz Kelmendit çmimi për Vepër Jetësore, Ibrahim Kadriut Azem Shkreli

Artikujt tjerė
- Nesër fillon manifestimi Epopeja e UÇK-së
- Një kishë në Barcelonë pikturon kupolën me grafite
- Trix feston 40-vjetorin me album dhe monografi
- Neziraj përfshihet në dramën me 16 autorë
- People, Hell and Angels koleksionon 12 performanca të Hendrix
- Ministria çon në kundërkorrupsion çështjen e drejtoreshës së Teatrit
- Kalendari historik, 4 mars
- Zbulohet vepra më e hershme e Picassos
- Galica në Gjenevë lobon me art
- Filmi shqiptaro-amerikan Right to love shfaqet në kinematë amerikane
Prishtinë, 15 shkurt - Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Memli Krasniqi, për nder të 17 shkurtit, Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, ka vendosur që të ndajë Çmimin Kombëtar Letrar për Vepër Jetësore Azem Shkreli dhe çmimet vjetore për letërsi për vitin 2012.
Juria profesionale, në përbërje të Hysen Matoshit, kryetar i jurisë, Merxhan Avdylit, Ilire Zajmit, Bajram Rugovali dhe Sabit Idrizit anëtarë, pas shqyrtimit të nominimeve të arritura nga konkursi publik, tashmë kanë përzgjedhur laureatët e çmimeve të letërsisë për vitin 2012 si në vijim: Ramiz Kelmendi, fitues i Çmimit Kombëtar Letrar për Vepër Jetësore, ndërsa për librat më të mirë të botuar brenda vitit, Ibrahim Kadriu është fitues i Çmimit Vjetor për librin më të mirë në prozë, me romanin Pjella e dreqit, Skënder Berisha, fitues i çmimit për librin më të mirë me poezi, me veprën poetike Njëqind vjet të kërkoj dhe Ag Apollonit i është ndarë çmimi për kritikën më të mirë letrare, për studimin monografik Paradigma e Proteut.
Për mungesë konkurrence juria ka vendosur që këtë vit të mos e ndajë çmimin letrar për veprën më të mirë të përkthyer.
Sipas jurisë vlerësuese, fituesi i Çmimit Kombëtar Letrar për Vepër Jetësore, laureati Ramiz Kelmendi është emër i shquar i letërsisë shqipe dhe përgjithësisht i kulturës shqiptare. Ai është novelist, romancier, dramaturg, kritik, skenarist, publicist, autor dhe përkthyes i shumë veprave letrare e shkencore dhe ndihmesa e tij dhënë zhvillimit të letërsisë shqipe është e gjithanshme.
Ndërkaq për laureatin e çmimit për prozë, Ibrahim Kadriu, juria konsideron se romani i tij Pjella e Dreqit është dëshmi e realitetit jetësor dhe projeksioni artistik i tij mund të shëmbëllejnë aq shumë si përmbajtje sa që e bëjnë veprën letrare që në mënyrën më të plotë, larg teknikave të poetikës hermetike, te adresoje artistikisht një pjesë të madhe të preokupimeve të njeriut të sotëm.
E fituesi i çmimit për poezi, Skënder Berisha, i cili me veprën e tij poetike Njëqind vjet të kërkoj vlerësohet nga juria për artikulimin përmes fjalës poetike, dashurisë dhe kujtesën historike për trojet shqiptare me një gjuhë figurative të pastër e të çiltër.
Ndërsa, në arsyetimin e jurisë për ndarjen e çmimit për kritikë letrare Ag Apollonit, për veprën Paradigma e Proteut vlerëson se është monografia e vetme mbi romanin shqiptar dhe është i shkruar me një qasje analitike dhe stil të qartë. Si i tillë, ky studim është i nevojshëm për të gjithë ata që duan të njihen me romanin përfaqësues të letërsisë shqipe.
Çmimet e letërsisë shoqërohen edhe me shpërblim financiar prej 5000 eurosh për Çmimin Kombëtar Letrar për Vepër Jetësore Azem Shkreli dhe me nga 2500 euro për çmimet tjera vjetore, të cilat sigurohen nga MKRS.










sanije selmani 16.02.2013/20:00
Urime qmimi profesor Ramiz Kekmendi i merituar,Urime e gezofsh