• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 206 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 9 *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Vdiq këngëtari Red Presley

Publikuar: 06.02.2013 - 10:05

Hampshire, 6 shkurt   - Reg Presley, këngëtari i rock-grupit “Troggs”, i cili u bë i njohur me hitet "Love Is All Around" dhe "Wild Thing", ka vdekur në moshën 71- vjeçare në shtëpinë e tij në Hampshire, ka raportuar të martën BBC-ja. Lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë vajza e tij Karen, e cila ka thënë se Presley momentet e fundit të jetës i ka kaluar në shoqërinë e familjarëve të tij.

Grupi “The Troggs” u bë i njohur në vitet ‘60 me këngët "Wild Thing" dhe "Love Is All Around", të cilat në historinë e muzikës u përpunuan disa herë e versioni më i njohur u bë ai i “Wet, Wet, Wet”, në vitet ’90. Pikërisht këtë version do ta njihte më fort gjenerata e re.

Presley para një viti e bëri publik vendimin e tij se tërhiqet nga muzika. Pas një koncerti në Gjermani ai u alivanos dhe më pas u diagnostikua me kancer në mushkëri. Në janar të vitit të kaluar, në ueb faqen e tij zyrtare ai shkroi një letër në adresë të adhuruesve të tij. Aty, ndër të tjera, dha edhe arsyen për tërheqjen nga skena muzikore.

"Siç edhe mund ta dini, gjatë turneut në Gjermani u alivanosa dhe më pas u shtrova në spital, ku u konstatua sa vuaj nga kanceri në mushkëri. Momentalisht po i nënshtrohem hemoterapisë dhe nuk ndihem aq keq, por më duhet t’ua bëj me dije se tërhiqem nga muzika dhe nuk do të dal më në skenë bashkë me grupin. Ju falënderoj të gjithëve për urimet që të shërohem sa më shpejt, për dashurinë dhe për mbështetjen që më keni dhënë për krejt këto vite”, kishte shkruar ai.

Grupi “The Troogs” u themelua në fillim të viteve ’60. Hiti i parë i tyre ishte pikërisht kënga "Wild Thing". E kënga e dytë hit e tyre, “Love Is All Around” ka një tjetër histori. Ajo u bë e popullarizuar tek 27 vjet pas incizimit, duke iu falënderuar pikërisht versionit të grupit skocez “Wet, Wet, Wet”. Ajo zuri majat e top-listave për plot 15 javë dhe përfundoi si kolonë zanore në filmin “Four Weddings and a Funeral”. Viteve të fundit Presley nisi të merrej me studimin e UFO-ve dhe shkroi librin për fenomenet paranormale "Wild Things They Don't Tell Us". Përveç këngës "Love Is All Around" dhe "Wild Thing", grupi “The Toggs” krijoi edhe hite të tjerë si "With A Girl Like You" dhe "I Can't Control Myself".

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 24°CI kthjellėt
Tiranė 24°CI kthjellėt
Shkup 26°CI kthjellėt
Prishtinė33°CMe diell
Tiranė35°CMe diell
Shkup36°CMe diell