• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:20 Anima *** 18:00 Talk *** 18:35 Filma Vizatimor: “ Ariu i Vogël Çarli “ epis.16 dhe 17 *** 19:00 LAJMET E MBRËMJES *** 19:35 Sporti ne KTV *** 20:00 Top Koha Music *** 21:05 Automan *** 21:30 Dokumentar: “At the Edge of Russia” *** 22:55 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Shndërrimi në muze i shtëpisë së familjes Vokshi lihet përgjysmë

Publikuar: 06.02.2013 - 10:03

Gjakovë, 6 shkurt - Shtëpia ku janë lindur shumë personalitete të familjes Vokshi në Gjakovë, që në të ardhmen do të shërbejë si muze, nuk është ende gati për vizitorë, shkruan “Koha Ditore”. Edhe pse kanë kaluar më shumë se dy vjet që kur kanë nisur punimet në restaurimin dhe konservimin e saj, këtij monumenti do t’i duhet edhe më shumë kohë për të hapur dyert. Të zotët e shtëpisë thonë se prej më shumë se tetë muajve askush nuk është dukur për të vazhduar punimet e lëna përgjysmë.

 Shefqet Vokshi, një nga pjesëtarët e kësaj familjeje, ka thënë se 10 deri në 15 për qind të punimeve nuk janë kryer dhe po pret që ato të mbarojnë në mënyrë që ky objekt më pas të shërbejë për vizitorë.

Në fakt, punët për meremetimin dhe konservimin e këtij objekti kanë nisur që në vitin 2010. “U bënë më shumë se dy vite e gjysmë që kur kanë nisur, ndërsa ka qenë e paraparë të përfundojnë brenda 7-8 muajve”, ka thënë Vokshi. “Por ka më shumë se tetë muaj që nuk ka qenë askush për të vazhduar punën”.

Punimet në këtë objekt kanë qenë nën mbikëqyrje të Qendrës Rajonale për Mbrojtje të Monumenteve në Gjakovë, përkatësisht nga drejtoi Osman Gojani. Ky i fundit është pezulluar nga puna nga Ministria e Kulturës, para tre muajsh për shkelje të Ligjit të trashëgimisë Kulturore për rastin e punimeve në Çarshinë e Madhe. Ushtruesi i detyrës së drejtorit në këtë institucion, të martën nuk ka mundur të japë detaje për vonesën e përfundimit të këtij objekti, duke arsyetuar se për këtë ka qenë i angazhuar ish- drejtori Gojani.

Kabineti i ministrit të Kulturës, Memli Krasniqi, arsyetohet se ky projekt i takon kohës kur ata nuk kanë udhëhequr me MKRS-në. "Sa i përket projektit për shtëpinë e Sylejman Vokshit, është projekt që është zbatuar vite më parë. MKRS-ja vitin e kaluar ka mbuluar edhe disa shpenzime të mbetura në kuadër të kontratës", ka thënë Shkëlzen Dragaj, këshilltar i ministrit të Kulturës, Memli Krasniqi.

Shtëpia ku ka lindur heroi kombëtar Sylejman Vokshi dhe shumë personalitete të tjera të kësaj familjeje atdhetare është e ndërtuar para më shumë se 150 vjetëve, por nuk ka qenë e banueshme në vitet e fundit. Familjarë të saj janë pajtuar që ky objekt të shndërrohet në shtëpi-muze. 

Në vitin 2009, kjo shtëpi ishte pjesë e projektplanit të studimit dhe rehabilitimit të integruar të trashëgimisë arkitekturore dhe arkeologjike me veprim të përbashkët të Këshillit të Evropës dhe Komisionit Evropian. 

Ndërsa mjetet për këtë investim kapital janë siguruar nga Ministria e Kulturës e Kosovës. 

Objektit mendohet t’i kthehet autenticiteti me vlera etnologjike, ndërsa do të jetë në shërbim të vizitorëve të ndryshëm që kanë dëshirë të njihen me historinë e kësaj familjeje që ka dhënë personalitete të njohura të çështjes kombëtare.

Përveç Sylejman Vokshit, në këtë shtëpi, ndër më të mëdhatë e kohës, ka lindur edhe hero i luftës së Spanjës, Asim Vokshi. Brenda shtëpisë pritet të hapet edhe një bibliotekë. Ndërsa, sipas projektit, në etazhin e dytë, ku gjenden katër dhoma, parashihet që ato të shndërrohet në bujtina. 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 14°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 14°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 23°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė16°C
Tiranė18°CRrebesh shiu
Shkup23°CRrebesh shiu