• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 206 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 9 *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Ministria e Kulturës rrezikon të gjobitet për rastin e “Kosovafilmit”

Publikuar: 06.02.2013 - 10:01

Prishtinë, 6 shkurt - Sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Kulturës, Veton Firzi, mund të dënohet deri në 3 vjet burgim dhe me 3 mijë euro gjobë, për moszbatim të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil në lidhje me kthimin e Gani Mehmetajt në karrigen e të parit të “Kosovafilmit”. E për këtë edhe Ministria e Kulturës mund të dënohet me dhjetë mijë euro, si institucion punëdhënës i tij. Ky është paralajmërimi që bën KPMShC-ja.

Ndaj sekretarit Firzi do të ngrihet edhe një padi penale, nga vetë Gani Mehmetaj për, siç thotë ai, pengim në detyrën zyrtare. Por Firzi nuk brengoset për këto. Thotë se ligji dhe argumentet janë në anën e tij.

Të hënën, Gani Mehmetaj kishte shkuar në zyrën e tij “Te qafa”, por aty ishte penguar fillimisht nga roja e objektit që poshtë ka Galerinë e Ministrisë së Kulturës. Me të ishte marrë vesh, e ishte ngjitur shkallëve për në katin e dytë, drejt zyrës së tij. Gjysmë ore ka qëndruar aty. Mehmetaj thotë se sekretari Firzi ishte kërcënuar se do ta largonte nga aty me polici.

“Për shkak të shmangies së konfliktit unë nuk qëndrova shumë aty”, ka thënë Mehmetaj. Të martën nuk ka shkuar fare në punë. Por për të mërkurën (sot v.j.) ai thotë se nuk do të përjashtojë mundësinë që të shkojë në punë.

“Ashtu siç më obligon vendimi i KPMShC-së”, ka thënë Mehmetaj.

Gani Mehmetaj ishte shkarkuar nga posti i drejtorit të “Kosovafilmit” në nëntor të vitit 2012.

Kontrata e Mehmetajt me MKRS-në është lidhur më 10 janar 2011 dhe është e vlefshme deri më 9 dhjetor 2013.

Ndëshkimet për palën që nuk zbaton vendimin e KPMShC-së janë jo pak të rënda.

Miran Zeneli, drejtor ekzekutiv i Sekretariatit të KPMShC-së, ka treguar për pasojat.

“Ata (MKRS v.j.) janë të detyruar ta përmbushin vendimin e Këshillit në afatin prej 15 ditësh. Përndryshe bien ndesh me Kodin Penal që sanksionon deri me tre vjet burgim dhe gjobë prej 3 mijë eurosh për personin përgjegjës, dhe gjithashtu gjobë me 10 mijë euro për autoritetin punëdhënës”, ka thënë Zeneli.

Por, për sekretarin Veton Firzi ky vendim i KPMShC-së është tendencioz. E për këtë ai ka ushtruar padi (gjerësisht në “Kohën Ditore”). 

Komente (1)

Qazim Namani07.02.2013/08:42

E nderuara redaksi ju kisha lutur qe ne shrime te jeni ma te pergjegjeshem ndaj sheljeve te procedurave ligjore ne MKRS. Ky nuk eshte rasti i pare qe nuk jane zbatuar vendimet e Keshillit te Pavarur Mbikqyres ne ate ministri por ju keni heshte dhe sot hezitoni ti cekni shkeljet ligjore qe kane rrjedhur nga Departamenti ligjor dhe stafi menaxhes i administrates ne ate ministri.

1000  Karaktere
Prishtinė 33°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 33°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 37°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė33°CMe diell
Tiranė35°CMe diell
Shkup36°CMe diell