• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 206 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 9 *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Agatha Christie hetohej nga agjentët e M15

Publikuar: 06.02.2013 - 10:00

Londër, 6 shkurt - Shkrimtarja britanike e romaneve kriminalistik, Agatha Christie, gjatë Luftës së Dytë Botërore hetohej nga shërbimi informativ britanik, MI5. Hetimet bëheshin për shkak të romanit të saj "N or M", shkruan “The Guardian”. Në romanin e botuar në vitin 1941, çifti i spiunëve Tommy dhe Tuppence Beresford ngarkohet me detyrën që në kampin veror në breg të Sans Souci të zbulonte spiunët N dhe M, grua dhe burrë, të cilët ishin të paguar nga nazistët, por hiqeshin si qytetarë të zakonshëm. Pjesëtarët e MI5 frikësoheshin se shkrimtares së njohur dikush po i jepte dorë në shkrimin e këtij romani. Dyshonin se ndihmësi i saj ishte pikërisht dikush brenda shërbimit të fshehtë britanik, i cili mund t’i ketë dalë në ndihmë për ta zbërthyer shifrën Bletchley Park. Për këtë nisën të hetonin kontaktet e saj. Dyshimet u rritën kur në roman gjetën emrin e njërit personazh, Majorit Bletchley, mik i Tommyit dhe Tuppence, një ish-luftëtar indian. i cili u thotë se di shumë për të fshehtat luftarake të britanikëve. 

Christie ishte mike e afërt e Dilly Knox, njëri prej koduesve kryesorë të Bletchley Park. MI5 frikësohej se të dhënat interne luftarake që zbulon majori në roman janë ato që di koduesi i planit të Hitlerit. Shtronin pyetjen nëse Chrstie me qëllim e quajti njërin personazh Bletchley, ngase Knox i dha informacione të rëndësishme sekrete. Koduesit në Bletchley Park, që gjendet në qytetin Bletchleyu në rajonin anglez Buckinghamshire, kishin rol kryesor në zbërthimin e planeve luftarake gjermane të koduara me “Enigma”. Berlin mendonte se “Enigma” ishte krejt e sigurt. Forcat e shërbimit sekret britanik i frikësonte fakti se Knox ishte pikërisht ai që zbërthei shifrën e “Enigmës” me të cilën shërbeheshin spiunët gjermanë në Britani.

Sipas versionit më të ri të rrëfimit për atë se çfarë ka ngjarë në Bletchley Park, "The Codebreakers of Station X" të Michael Smith, i botuar së fundmi nga “Shire Books”, duke mëtuar të zbërthejë se sa Chrstie në të vërtetë dinte për këto fshehtësi, MI5 fillimisht kishte marrë në pyetje Knoxin, duke qenë se marrja në pyetje e shkrimtares së njohur do të mund të shkaktonte një vëmendje të panevojshme dhe me siguri do të shpërthente edhe nëpër media. Knox, sipas këtij libri, kishte deklaruar se Christie assesi nuk ka mundur të dinte se çfarë bën vaki në Bletchley Park, por ka pranuar që për këtë të fliste me vetë shkrimtaren. Por  i duhesh të ishte tepër i kujdesshëm. Pyetjen drejtuar shkrimtares së përse e kishte pagëzuar personazhin e saj të romanit me Bletchley do t’ia bënte teksa po pinin çaj në shtëpinë e tij në Courn's Wood në Naphill. Në këtë pyetje, Christie në mënyrë lakonike do të përgjigjej: "Bletchley? I dashuri im. U bllokova një here aty tek po udhëtoja me tren nga  Oxfordi në Londër, dhe për këtë iu hakmora këtij vendi duke ia dhënë si emër njërit prej personazheve më pak simpatik të romanit”. 

Knox në kohën kur dekodoi shifrën “Enigma” vdiq nga kanceri dhe nuk arriti të presë rezultatin e punës së tij që luajti rol kryesor në operacionin Double Cross System, me të cilin britanikët zbuluan krejt spiunët gjermanë dhe i shndërruan ata në agjentë të dyfishtë.

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 32°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 32°CI kthjellėt
Shkup 36°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė33°CMe diell
Tiranė35°CMe diell
Shkup36°CMe diell