Kisha unike në Amerikë me ikonat e mjeshtrit shqiptar

Artikujt tjerė
- Kisha unike në Amerikë me ikonat e mjeshtrit shqiptar
- Hulumtimi i SHBA-së për rolin e muzikës në ndryshime globale, edhe në Kosovë
- Ndahet nga jeta këngëtarja Violeta Simoni
- Ministria e Kulturës përzihet në zgjedhjen e drejtorit të Teatrit
- Istref Begolli - aktori i pazëvendësueshëm
- Deva kujtohet me poezi në katërvjetorin e vdekjes
- Kalendari historik, 2 shkurt
- Dy çmime evropiane për piktorin Ali Sinani
- Petrit Çeku shkëlqeu në skenën e Baselit
- James Joyce bëhet hit në Kinë
Worcester, 3 shkurt - Në hyrje të një kishe ortodokse, të merren sytë nga ikonat ndriçuese që shpërfaqin Krishtin, Shën Marinë, engjëjt, shenjtorët dhe ngjarje të tilla, si lindja dhe ringjallja, duke e krijuar pamjen e një teologjie me ngjyra. Është një dritare drejt parajsës, thotë Timothy Cremeens, përgjegjës për kishën shqiptare që mban emrin Shën Mëria e që gjendet në rrugën Salisbury, 535, në Worcester të Amerikës.
Është një gjë mahnitëse, thotë anëtari i vjetër i kishës, George Laska, teksa flet për 169 ikonat në mur. Ato janë të vizatuara në formë kubesh. Të tilla vizatime ka edhe në kisha të tjera, sikur ajo e Shën Pjetrit në rrugën Paul Chapel.
Diçka tjetër që të lë gojëhapur në kishën shqiptare Shën Mëria është se të gjitha këto janë vepër e një personi të vetëm, ikonigrafistit shqiptar Dhimitri Cika, me origjinë nga Shqipëria, por që jeton në Worcester, transmeton sot Koha Ditore tekstin e publikuar në Telegram.
Ne jemi një komunitet shumë unik në këtë vend, thotë Cremeens.
Po mundohemi që të mendojmë nëse mund të gjendet ndonjë mjeshtër tjetër i ikonave, por nuk kemi mundur ta gjenim, ka shtuar ai.
Të qenit kaq i privilegjuar në kishën Shën Maria, për vetë Cikën është diçka e mrekullueshme. Sa herë që e shoh kishën nuk më besohet se i kam bërë unë këto, thotë ai . Cika tenton të shprehë ndjenjat e tij në anglisht, por nuk mundet. Ai këtë e bën në gjuhën amtare, shqipen. Megjithatë, dikush ndihmon të përkthejë. Cika tregon se si fillimisht ka qenë i frikësuar kur ka nisur punën në kishë, por kur profesori i tij në Shqipëri kishte ardhur për ta parë punën që kishte bërë, siç shpjegon Cika dhe anëtarët e kishës, ai ishte mahnitur. Cika e ka mësuar zanatin në Shqipëri, por, siç thotë, të jesh mjeshtër i ikonave fetare duhet ti ndjesh shpirtërisht. I pyetur nëse ai ndonjëherë ndihet i udhëzuar nga ndonjë forcë shpirtërore kur bën ikonat në kishë, Cika përgjigjet me po.
(Tekstin e plotë e gjeni sot në Koha Ditore)








S.Gashi03.02.2013/12:46
Kisha e Shen Merise eshte nje kishe e shqiptaroamerikaneve ortodokse ne qytetin Worcester ne shtetin amerikan Massachusetts, e jo ne Angli. Qyteti me i madh ne Massachusetts eshte Bostoni.