• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 206 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 9 *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Hulumtimi i SHBA-së për rolin e muzikës në ndryshime globale, edhe në Kosovë

Publikuar: 03.02.2013 - 12:03

Prishtinë, 3 shkurt - Një video në të cilën këngëtarja Rona Nishliu flet për të drejtat e grave e për çka ka bërë edhe këngën “Se vetëm zemra flet saktë” dhe një tjetër për darabukë, janë vetëm dy nga “frytet” e publikuara për rastin e Kosovës, në një hulumtim i cili me mbështetjen e Qeverisë amerikane është duke e bërë mbi rolin e muzikës në ndryshime globale. Pos Kosovës, kërkime mbi këtë çështje do të bëhen edhe në Indi, Barbados dhe Botswana. “Përkatësisht ata janë duke punuar në projektimin dhe dizajnimin e kulturës ndërkombëtare të muzikës”, thuhet në komunikatën e Departamentit Amerikan të Shtetit. Ky departament, përkatësisht Zyra për Çështje Arsimore dhe Kulturore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe “mtvU”, pjesë e rrjetit të kolegjeve muzikore të kanalit muzikor MTV, ka publikuar të gjithë emrat e atyre që do të bëjnë kërkime mbi rolin e muzikës për ndryshme globale, duke i ndarë në dy grupe.

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Rita Ora, Imagine Dragons dhe Steve Aoki, janë përzgjedhur për të ndihmuar në nominimin e kandidatëve për t’u bërë pjesë e “Fulbright-mtvU Fellowship”. Ndërsa katër bursistët për vitin 2013-2014 janë: kosovarja Albulena Shabani, e diplomuar në University of Wisconsin në Milwaukee, Jeff Roy student në University of California në Los Angeles, Katherine Cloutier, studente në Michigan State Univeristy dhe Sebastian Modak, i diplomuar në University of Pennsylvania. Secili prej tyre ka ndarë eksperiencat e tyre nëpërmjet raporteve në video dhe blog që publikohen në faqen “Fulbright.mtvU.com”



(Më gjerësisht sot në Koha Ditore)

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 18°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 18°CI kthjellėt
Shkup 21°CI kthjellėt
Prishtinė33°CMe diell
Tiranė35°CMe diell
Shkup36°CMe diell