• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 188 *** 22:20    Anima *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Ministria e Kulturës përzihet në zgjedhjen e drejtorit të Teatrit

Publikuar: 03.02.2013 - 08:57

Prishtinë, 3 shkurt - Ani pse me ligj zgjedhja e drejtorit të Teatrit Kombëtar të Kosovës është punë e Këshillit Drejtues, Ministria e Kulturës nuk e ka lënë pa u përfshirë. Dosjet e kandidatëve ende nuk ia ka dorëzuar Këshillit. Por, jo vetëm kaq. MKRS-ja do t’ia dërgojë Këshillit edhe referencat për secilin kandidat. “Është ndërhyrje e pastër”, thotë dramaturgu Arian Krasniqi.

Ministria e Kulturës po e zvarrit zgjedhjen e drejtorit të ri të Teatrit Kombëtar të Kosovës. Të hënën e 4 shkurtit bëhen dhjetë ditë qëkur është mbyllur konkursi për postin e kreut të TKK-së. Në Ministrinë e Kulturës thonë se kjo shtyrje është bërë pasi verifikimi i dosjeve të gjashtë pretendentëve për t’u bërë drejtor do kohë. Kryesuesi i Këshillit Drejtues të Teatrit Kombëtar të Kosovës, Zymber Kelmendi, thotë se po presin pranimin e dosjeve të konkurrentëve, për të vazhduar me pas me intervistimin e tyre. Dorëzimi i këtyre gjashtë dosjeve, sipas Shkëlzen Dragajt, këshilltar i ministrit të Kulturës, do të bëhet të hënën. “Eventualisht të martën”, ka shtuar ai. Sipas tij, dorëzimi i dosjeve në TKK nuk është bërë, sepse Zyra Ligjore e MKRS-së ka bërë verifikimin e tyre. Por kjo, sipas ish-drejtorit të Teatrit Kombëtar të Kosovës, Arian Krasniqi, nuk merr as dy ditë kohë.



(Gjerësisht lexoni sot në gazetën Koha Ditore)

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 24°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 24°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 28°CI kthjellėt
Prishtinė26°CKryesisht me vranėsira
Tiranė29°C
Shkup31°CMe diell