• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Pulsi *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 187 *** 22:20    Dokumentar: “Njerëzit dhe kujtimet flasin” *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Ministri Krasniqi takoi ambasadoren e Francës

Publikuar: 31.01.2013 - 17:22

Prishtinë, 31 janar - Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi priti sot në një takim njohës ambasadoren e Francës në Prishtinë, Maryse Daviet, me të cilën bisedoi për arritjet dhe sfidat në fushën e kulturës në Kosovë. Krasniqi tha se rritja e buxhetit për kulturën, prezantimi i skenës sonë kulturore në ngjarjet kulturore në botë, siç është Festivali i Filmit në Cannes, ai në Berlinale, Bienalja e Venecias e shumë të tjera të rëndësishme, kanë bërë që kultura në Kosovë vërtetë të ndjejë ndryshimet pozitive.

Ai vlerësoi edhe bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve në fushën e kulturës, dhe shprehi përkushtimin që ky bashkëpunim të rritet, duke marrë iniciativa të përbashkët në aktivitete të ndryshme, dhe duke punuar në krijimin e lidhjes mes artistëve nga Kosova dhe atyre nga Franca.

Ambasadorja Daviet e përgëzoi ministrin për punën e bërë deri më tash dhe shprehu  përkushtimin që dy vendet të rrisin bashkëpunimin në fushën e kulturës.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 20°C
Tiranė 20°CI kthjellėt
Shkup 24°CI kthjellėt
Prishtinė27°CMe diell
Tiranė28°CMe diell
Shkup30°CMe diell