• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 190 *** 22:20    Cosmo *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Përmbyllen aktivitetet e “Flakës së janarit”

Publikuar: 31.01.2013 - 11:18

Dragash, 31 janar - Organizuar nga Drejtoria e Kulturës dhe ajo e Arsimit, të mërkurën, në shkollën e mesme “Ruzhdi Berisha” në Dragash, janë përmbyllur aktivitetet në kuadër të manifestimit tradicional “Flaka e janarit”. Duke iu drejtuar të pranishmëve, Hajri Ramadani, drejtor i Arsimit, në mes të tjerash, ka theksuar se “me pietet të thellë dhe me krenari e përkujtojmë përvjetorin e rënies së atdhetarëve tanë, vëllezërve Gërvalla e Kadri Zeka”.  “Ata ishin ndër nismëtarët e parë të organizimit politik të mërgatës shqiptare për liri e pavarësi. Në veprimet e mëpastajme, nën udhëheqjen e këtyre martirëve të lirisë, roli i saj ishte ndier në mënyrë të drejtpërdrejtë gjatë dhe pas demonstratave të vitit ’81 përmes shtypit dhe krijimit të rrjetit të organizimit”, ka thënë Ramadani. Me këtë rast ai ka shprehur keqardhje për faktin se buxheti i limituar pamundëson një mbështetje më të mirëfilltë për fuqizimin e aktiviteteve të të rinjve në sferën e kulturës. Ndriçim Tahiri, nxënës i kësaj shkolle, duke folur për historikun e veprimtarisë patriotike të atyre që, siç tha ai, e ndezën flakën e janarit për të mos u shuar kurrë, ka theksuar se “veprimtaria e gjithanshme e vëllezërve Gërvalla dhe e Kadri Zekës pengonte në mënyrë të drejtpërdrejtë shërbimet jugosllave jashtë dhe brenda”.  “Ata ishin një trio e kompletuar, që një lëvizjeje të mirëfilltë atdhetare i duhet shumë kohë për ta krijuar”, ka thënë Tahiri.  Më pas poezitë e tyre i lexuan penat e reja të klubit letrar “Naim Frashëri” të gjimnazit “Ruzhdi Berisha”, si dhe poetët e tjerë të kësaj ane. 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 13°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 13°CShi
Shkup 19°CMe riga tė lehta shiu
Prishtinė21°C
Tiranė22°CRrebesh shiu
Shkup26°CMe diell