• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 19:55    Moti *** 20:00  Oxygen  *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Transformimi i Parkut Arkeologjik merr buxhetin e turizmit kulturor

Publikuar: 31.01.2013 - 09:30

Prishtinë, 31 janar - Pesëdhjetë e pesë mijë euro të cilat i kishte ndarë për turizëm kulturor, Ministria e Kulturës do t’i shpenzojë që Parkun Arkeologjik ta shndërrojë në Qendër të Turizmit Kulturor. Edhe pse Ministria e Kulturës nuk ka shifër të saktë sesa janë shpenzuar për ndërtimin e tij, ata që kishin përcjellë nga afër punën, japin një shifër të përafërt. Sipas tyre për ndërtimin e tij janë shpenzuar më së paku 100 mijë euro, por deri më tani përpjekjet për ta funksionalizuar kanë mbetur të parealizueshme. Vitin e kaluar, MKRS-ja e kishte paralajmëruar shndërrimin e këtij parku për siç ishte thënë asokohe në Qendër Informuese për Trashëgimi dhe Turizëm. Për ta bërë këtë, kishte planifikuar të shpenzojë 30 mijë euro, me ndihmë të Ambasadës Italiane në Prishtinë. Por, disa muaj më vonë, Ministria ka ndërruar fjalët.

“Buxheti i MKRS-së për vitin 2012 për turizmin kulturor ka qenë 55.000 euro. Ky buxhet është destinuar për funksionalizimin e Parkut Arkeologjik si dhe shfrytëzimin e tij si Qendër e Turizmit Kulturor”, ka thënë Shkëlzen Dragaj, këshilltar i Ministrit të Kulturës, Memli Krasniqi.

Sipas Dragajt, MKR-ja ka hartuar projektin e ri për ta bërë transformimin e Parkut në Qendër Informuese për Trashëgimi e Turizëm, por i njëjti nuk ka nisur të implementohet.

“Projekti është ende në procedurë dhe pritet të fillojë zbatimin në javët e ardhshme, pasi këtu përveç tjerash është edhe çështja e kushteve klimatike”, ka thënë ai.

Arbër Hadri, ish - drejtor i Muzeut të Kosovës, që kishte qenë implementues i projektit të ndërtimit të Parkut Arkeologjik, ka thënë se ky ndryshim destinimi e dëmton karakterin bazik. Por, as Hadri nuk ka dhënë përgjigje të saktë në atë se sa janë shpenzuar për ndërtimin e Parkut Arkeologjik. Shuma zyrtare që ka dhënë Ministria e Kulturës për njërën fazë të projektit ka qenë 65 mijë euro. “Më duket se në fazën tjetër është ndarë një shumë gati e njëjtë. Nuk e di saktë, por duhet të ketë kushtuar mbi 100 mijë euro”, ka thënë ai.

Hapja e Parkut Arkeologjik të kryeqytetit ishte paralajmëruar disa herë gjatë katër vjetëve të fundit. Inaugurimi i tij ishte bërë në tetor të 2010-s, pas zvarritjes së punimeve për projektin e iniciuar qysh më 2007. Zvarritja e punimeve i kishte kushtuar Ministrisë së Kulturës, kur nga persona të panjohur ishin thyer dy nga xhamat me të cilët ishte rrethuar ky park. Dëmi ishte riparuar në kuadër të fazës së parë të punimeve.

Derisa ekspozita e promovime librash kanë qenë të vetmet raste kur ky park ka hapur dyert për vizitorë. Ministria e Kulturës në fillim të vitit 2012 kishte premtuar se plani për funksionalizimin e këtij institucioni do të përfundojë në qershor (më gjerësisht në “Kohën Ditore”).

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 19°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 19°CKryesisht me vranėsira
Shkup 25°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°CRrebesh shiu