• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 205 *** 22:20    Anima *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Kundër piraterisë, me Task Forcë

Publikuar: 30.01.2013 - 18:35

Prishtinë, 30 janar - Qeveria e Kosovës ka marrë sot vendim për themelimin e Task Forcës kundër falsifikimit dhe piraterisë në fushën e së drejtës së autorit dhe të drejtave të përafërta. Në mbledhjen e saj të rregullt, Qeveria ka miratuar edhe Rregulloren për Ndërmjetësim të Kontesteve në Fushën e së Drejtës së Autorit dhe të Drejtave të Përafërta.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi tha se krijimi i Task Forcës do të ndikojë pozitivisht në stimulimin e ngritjes së cilësisë së krijimeve kreative, duke ndihmuar komunitetin krijues në ngritje të të ardhurave për kreacionet e tyre.

“Për më tepër, luftimi i piraterisë dhe falsifikimit, do të ndikojë pozitivisht në përmirësimin e imazhit të Republikës së Kosovës, si një vend dhe treg, ku respektohen të drejtat e pronësisë intelektuale, përkatësisht të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta. Buxheti për themelimin dhe funksionim e Task Forcës është pjesë e shpenzimeve të përcaktuara dhe aprovuara për Strategjinë kundër piraterisë, pa nevojë të shpenzimeve dhe të buxhetit shtesë”, tha ai. 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 22°CI kthjellėt
Tiranė 22°CI kthjellėt
Shkup 23°CI kthjellėt
Prishtinė32°CMe diell
Tiranė34°CMe diell
Shkup36°CMe diell