• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 207 *** 22:20    Cosmo *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Puto risjell të korrigjuar kryeveprën e vet të historisë

Publikuar: 18.01.2013 - 12:13

Tiranë, 18 janar - Historiani Arben Puto sjell të rishikuar, 35 vjet pas botimit të parë,  një nga botimet më të rëndësishme të karrierës së tij, "Pavarësia e Shqipërisë dhe diplomacia e fuqive të mëdha", raporton AS. Puto iu rikthye studimit të tij duke e pastruar atë nga dogmat politike të kohës, por edhe duke e pasuruar me trajtesa dhe analiza të reja.

Sipas Putos, çështjet më të rëndësishme që janë prekur në libër, janë shpallja e Pavarësisë, Konferenca e Londrës dhe organizimi i brendshëm vendit.

"Janë 35 vjet që kanë kaluar dhe është e domosdoshme dhe krejt normale që vepra të shikojë një botim të dytë. Nuk është thjesht një kopje e botimit të parë ndërkohë që lënda është po ajo. Trajtimi i çështjes shqiptare, trajtimi i Pavarësisë shqiptare nga diplomacia e fuqive të mëdha", deklaroi Puto.

Ai ka pranuar se në botimin e vitit 1978 censura e kohës kishte ndikuar tek objektiviteti i trajtimit të kësaj periudhe historike, ndërsa historianë e kolegë të Putos e kanë cilësuar botimin e ri si një nga veprat bazë ku janë përfshirë edhe metodat e reja të kërkimit në shkencën e historisë.

Komente (1)

Argjirokastriti23.01.2013/04:42


Asnje gjirokastriti qe ka bere emer apo lavdi ne kohen e Enver Hoxhes, nuk mund t'i besohet...

Aq me pak ketyre qe moren ne dorezim diktaturen si pluralizem.

Puto nuk mund te bej dot asnje korigji, libri, pa korigjuar veten gje qe eshte e pamundur...

1000  Karaktere
Prishtinė 25°CI kthjellėt
Tiranė 25°CI kthjellėt
Shkup 28°CI kthjellėt
Prishtinė32°CMe diell
Tiranė34°CMe diell
Shkup35°CMe diell