• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Pulsi *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 187 *** 22:20    Dokumentar: “Njerëzit dhe kujtimet flasin” *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Shpella e Spilesë kthehet në atraksion turistik

Publikuar: 18.01.2013 - 12:04

Himarë, 18 janar - Shpella e Spilesë në Himarë do të bëhet një vend turistik mjaft tërheqës falë një programi prej 40 mijë dollarësh, raporton AS. Ky program është financuar nga PNUD dhe ka si qëllim kthimin e shpellës në një vend të vizitueshëm, si një vend me mjaft vlera të spikatura historike.

Mjediset përpara këtij objekti do të transformohen plotësisht, duke i shndërruar ato në një hapësirë me standarde të përshtatshme, për vlerat që ka kjo shpellë, e cila evokon një nga ngjarjet më të spikatura të antikitetit, atë të udhëtimit të Odiseut për në vendlindjen e tij, gjatë kthimit nga Lufta e Trojës.

Bashkia e Himarës ka bërë të ditur se procedurat janë në fazën finale, atë të përzgjedhjes së subjekteve që do të zbatojnë projektin, ndërkohë që shumë shpejt pritet të nisin punimet në terren.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 25°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 25°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 30°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė27°CMe diell
Tiranė28°CMe diell
Shkup30°CMe diell