• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 205 *** 22:20    Anima *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Shënohet 545 vjetori i vdekjes së Skënderbeut

Publikuar: 17.01.2013 - 18:02

Tiranë, 17 janar - Qendra e Kulturës, Medias dhe Botimeve të Mbrojtjes shfaq sot dokumentarin “Skënderbeu”, në kuadër të 545 vjetorit të vdekjes së heroit tonë kombëtar.

Në dokumentarin e regjisorit Vladimir Prifti janë aktorët Sokol Angjeli, Roza Anagnosti dhe Fatos Sela, por dhe historianët Luan Malltezi, Pëllumb Xhufi, Pranvera Bogdani dhe Moikom Zeqo, njofton BW.

Pjesa e parë “Principata e Kastriotëve” përfshin origjinën e Kastriotëve, rininë e Skënderbeut, të atin e tij e deri në rrethimin e Krujës, ndërsa pjesa e dytë “Shteti dhe Simbolet” trajton krijimin e shtetit të pavarur të Skënderbeut. Subjekti është mbështetur në veprën e Kristo Frashërit “Skëndërbeu”, ndërkohë që xhirimet janë bërë në Krujë, por edhe jashtë Shqipërisë.

Qëllimi i këtij aktiviteti është prezantimi i figurës historike të heroit tonë kombëtar si shtetar e ushtarak dhe rëndësia e periudhës së Skënderbeut në historinë moderne të shtetit shqiptar.

Në janar të vitit 1468 Skënderbeu u sëmur gjatë zhvillimit të një Kuvendi të thirrur nga ai, në të cilin ishin të ftuar të gjithë princat shqiptarë. Ai vdiq më 17 janar 1468 në Lezhë.

Komente (1)

Migjeni18.01.2013/22:09

Eu Gjergj o Gjergj po qka na bane.

1000  Karaktere
Prishtinė 22°CI kthjellėt
Tiranė 22°CI kthjellėt
Shkup 23°CI kthjellėt
Prishtinė32°CMe diell
Tiranė34°CMe diell
Shkup36°CMe diell