Ambasadorja e SHBA-së në Kalanë dhe Hamanin e Vushtrrisë

Artikujt tjerė
- Vdekja në frontin e luftës
- Fytyra e Kosovës në Bruksel
- Kalendari historik, 19 janar
- Puto risjell të korrigjuar kryeveprën e vet të historisë
- Shpella e Spilesë kthehet në atraksion turistik
- Dje, 545 vjet nga vdekja e Gjergj Kastriotit
- Talia e Flakës gati për festivalin e dramës shqipe
- Flaka e Janarit 2013 nis me ekspozitën e arteve pamore
- Ekspozohet Përralla ballkanike e bashkëjetesës
- Rona në studion ku incizojnë yjet e muzikës botërore
Vushtrri, 17 janar - Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi dhe Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Tracey Jacobson kanë vizituar sot Kalanë e Vushtrrisë si dhe Hamamin e Vushtrrisë. Kalaja tashmë është në proces të restaurimit nga një donacion i Ambasadës amerikane, në kuadër të Memorandumit të nënshkruar në vitin 2011 mes MKRS-së dhe Ambasadës. Ndërkaq Hamami pritet të nisë shumë shpejtë të restaurohet me mjetet e ndara nga Fondi i Ambasadorit, në kuadër të Ambasadës Amerikane. Ministri Krasniqi dhe Ambasadorja Jacobson janë shoqëruar në këtë vizitë edhe nga kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Bajram Mulaku dhe nga sekretarja e përgjithshme e organizatës Cultural Without Borders, Margareta Husen.
Krasniqi falënderoi ambasadën e SHBA-së për ndihmën e vazhdueshme që ka dhënë dhe po jep në drejtim të ruajtjes së trashëgimisë kulturore në vendin tonë, duke shtuar pos tjerash se këto monumente pas restaurimit do të ruhen dhe ti shërbejnë komunitetit për aktivitete të ndryshme kulturore dhe edukative.
Ambasadorja e SHBA-së tha se shteti i saj është krenar dhe shumë i përkushtuar që të ndihmojë Kosovën në projekte të tilla. Është Hamam shumë i bukur, ne ishin edhe në Kala dhe unë qe pesë muaj, sa jam në Kosovë, kam parë se ky vend ka shumë pasuri të trashëgimisë kulturore. Me ndihmën e popullit, të gjitha grupeve etnike, duhet të punojmë bashkë për të mbrojtur të gjitha monumentet. Unë e di që ky projekt është pak i vështirë, është pak punë e brishtë, por suksesi do të arrijë dhe mezi pres që të shoh përfundimin e suksesshëm të këtij projekti, tha Tracey Jacobson.











blerim17.01.2013/20:36
Ma mir mos e'prekni hiq se pe rrexoni ju