Filmi i nominuar për Oscar, premierë në Prishtinë

Artikujt tjerė
- Filmi i nominuar për Oscar, premierë në Prishtinë
- U2 rikthehet me 10 Reasons to Exist
- Stupcat tërheqin skeçin me zyrtarët e lartë shtetërorë
- Ministria përzgjedh vetë projektet kulturore
- Kalendari historik, 17 janar
- Vdiq regjisori japonez, Nagisa Oshima
- Dan Brown paralajmëron Ferrin
- Sharton Olds merr çmimin T.S. Eliot
- Irani përgatit përgjigjen për Argo
- Përralla ballkanike e 50 monumenteve vjen në Prishtinë
Prishtinë, 17 janar - Akademia prestigjioze që ndan çmimet Oscar sivjet u tregua mjaft dorëlëshuar me regjisorin Quentin Tarantino. Filmi i tij i ri me titull Django Unchanied u nominua në pesë kategori, duke përfshirë edhe atë kategorinë për filmin më të mirë. Përveç çmimit kryesor, ky film është pretendent edhe në kategorinë për skenarin më të mirë origjinal, aktorin më të mirë në rol dytësor (për Christoph Wlatz), arritje në kinematografi dhe redaktim. Një muaj para se Tarantino të zbulojë se a do të kthehet në shtëpi me ndonjë trofe, rrëfimi i tij western do të shfaqet në shtetin më të ri në Ballkan. Django Unchained nga sot (e enjte), do të jetë në dispozicion të kosovarëve që adhurojnë filmin. Kinemaja ABC ka sjellë premierën e dytë për këtë vit, me të cilën mëton të tërheq sa më shumë shikues.
Duke pasur parasysh se kritika e ka vlerësuar kaq shumë dhe ne kemi mundësi ta sjellim filmin pikërisht tani që është nominuar për Oscar, ne presim që të ketë shikueshmëri, ka thënë Miradije Vllahiu, menaxhere e kompanisë për distribuimin e shfaqjen e filmave Genci.
Sipas Vllahiut, Django Unchanied do të shfaqet në një termin.
Megjithatë, nëse ka interesim për filmin, do ta sjellim në dy terminë, ka thënë ajo.
Django Unchained është film i zhanrit western, i cili është bazuar në skenar të Quentin Tarantino, që ka bërë edhe regjinë. Në ceremoninë e 70-të të Golden Globe Awards, filmi mori çmimin për skenarin më të mirë dhe aktorin më të mirë në rol dytësor, Christoph Waltz. Veç këtij të fundit në Django Unchained luajnë edhe Jamie Foxx, Leonardo DiCaprio, Kerry Washington dhe Samuel L.Jackson.






