• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 15:30 Oxygen ® *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:10 Oxygen ® - vazhdimi *** 18:50 Marketing *** 19:00 Lajmet e mbrëmjes *** 19:35 Filma Vizatimor: “ Ariu i Vogël Çarli “ epis. 18, 19, 20 *** 20:15 N’Darkë *** 21:30 Sporti Total *** 22:55 Marketing  *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

“U2” rikthehet me “10 Reasons to Exist”

Publikuar: 17.01.2013 - 09:36

New York, 17 janar - Bendi i famshëm irlandez është duke punuar në realizimin e materialeve të reja, por ende nuk ka caktuar datë për lansimin e tyre. Frontmeni i “U2”, Bono, ka thënë se albumi i ri i bendit do të publikohet vetëm atëherë kur të jetë plotësisht gati. Ai ka pohuar se “U2” është duke punuar në albumin e trembëdhjetë me radhë, që besohet se do të titullohet “10 Reasons to Exist”.

“’U2’ është kthyer dhe vërtet jemi në formë të mirë”, ka thënë Bono për “The Sun”. “Ata janë të çmendur pas këtij albumi për momentin dhe vërtet duan të bëjnë rekord të ri. Nuk brengosemi nëse do të duhen 10 vjet, sepse gjithë çka duan është që albumi të dalë siç duhet. Brenda bendit albumin e kemi quajtur ’10 Reasons to Exist” (Dhjetë arsye për të ekzistuar), por më duhet t’ju them se deri më tani kemi gjashtë prej tyre”, ka thënë ai. Bono ka shtuar se bendi kishte ndaluar incizimet në dhjetor pasi ai kishte qenë me grip. Ndërkohë, The Edge i “U2” ka lajmëruar se ka lansuar shoqatën bamirëse “Music Rising”. Kitaristi e ka themeluar organizatën humanitare bashkë me Henry Juszkiewicz dhe producentin Bob Ezrin, për të grumbulluar fonde për blerjen e pajisjeve muzikore dhe mbështetjen e muzikantëve, shkollave dhe komuniteteve të prekur nga uragani “Katrina” më 2005. “U2” që veç Bonos dhe The Edge, përfshin edhe Adam Clayton dhe Larry Mullen, e kishte përfunduar turneun e tyre me titull “360 Degree”, më 2011 dhe pastaj kishin vendosur të bënte pak pushim.



 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 14°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 14°C
Shkup 23°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė19°C
Tiranė21°CRrebesh shiu
Shkup24°CMe diell