Stupcat tërheqin skeçin me zyrtarët e lartë shtetërorë

Artikujt tjerė
- Puto risjell të korrigjuar kryeveprën e vet të historisë
- Shpella e Spilesë kthehet në atraksion turistik
- Dje, 545 vjet nga vdekja e Gjergj Kastriotit
- Talia e Flakës gati për festivalin e dramës shqipe
- Flaka e Janarit 2013 nis me ekspozitën e arteve pamore
- Ekspozohet Përralla ballkanike e bashkëjetesës
- Rona në studion ku incizojnë yjet e muzikës botërore
- Vokalisti i Radihead paralajmëron kryeministrin britanik
- Koreografi i skenave botërore pranon ftesën e Baletit të Kosovës
- Kalendari historik, 18 janar
Prishtinë, 17 janar - Skeçi në të cilin personifikohen tre zyrtarë të lartë të shtetit teksa këndojnë e gjuajnë para pranë varrit të nënës së tyre në një hapësirë përplot varreza të tjera, i realizuar nga Stupcat në fund të vitit të kaluar, është hequr nga kanali zyrtar StupcatTV në Youtube. Anëtarët e Stupcave nuk e pranojnë se heqja e skeçit është bërë pas reagimit të publikut, por për arsye të tjera, teksa një burim brenda Stupcave i ka thënë gazetës se skeçi është hequr përkohësisht, pasi ka ngjallur reagime jo të mira te një pjesë e publikut, shkruan sot Koha Ditore. Ne e kemi hequr për shkaqe teknike dhe kjo është pjesë e planit tonë, ka thënë Agron Sokoli, producent ekzekutiv i Stupcave. Skeçi me titull Ministrat tu knu te vorri i nanes pjesë e serisë së skeçeve të tjera nën emrin Pronto - emër ky që rrjedh nga skandali i përgjimeve, në të cilat është përfshirë edhe kryeministri i vendit - është publikuar në Youtube për festat e fundvitit. Të njohur për stilin e ashpër të thumbimit të politikës kosovare, skeçi Ministrat... i realizuar nga Stupcat shpërfaq tre vëllezër, njëri ministër (Osman Azemi), tjetrit deputet (Mensur Safqiu) dhe i treti që merret me tenderë (Vedat Bajrami), teksa pas 12 vjetësh vizitojnë varrin e nënës së tyre.
Me jetu po jetojmë mirë, pare kem bo. Me pa çfarë xhipa kemi. Babën ala se kem gjet se skemi pas vakt..., është vetëm një nga dialogët e përfshirë në këtë skeç 9-minutash.
Ani pse e hequr nga kanali zyrtar i tyre në Youtube, videoja ende po gjen qarkullim në sajte tjerë. Një i tillë që ende po e shfaq skeçin është Daily motion. Që prej 31 dhjetorit të vitit 2011, në këtë sajt skeçi Ministrat... është klikuar afro 20 mijë herë dhe është shpërndarë nga afro 400 përdorues të rrjetit social Facebook. Pikërisht në këtë rrjet social, ka pasur reagime më të ashpra. Shumë prej komentuesve kanë thënë se ky skeç është i tepruar.
Për aktorin Osman Azemi ky skeç edhe mund të interpretohet se është i tepruar.Është komentuar e është pëlqyer. Dikujt i është dukur se kemi tepruar, por është mbledhur bordi dhe e kemi diskutuar këtë punë, por për më shumë pyete Agronin (producenti v.j), ka thënë Azemi. Sipas tij skenari është i bazuar në një realitet të hidhur.
Është pak e ndjeshme, por me e këqyr hollë e hollë ne kemi këso raste. Njerëzve ndoshta nuk u është dukur me vend sesi këndohet tek varri dhe skena ku gjuhen paratë, por është komedi, ka thënë Azemi.
Për producentin dhe aktorin Arben Zharku, skena e këndimit, vallëzimit dhe hedhjes së parave mbi varr, në një hapësirë publike ku ka edhe varreza të tjera, i tejkalon suazat e një skeçi. Ato varret tjera mund të jenë të dikujt tjetër dhe mund të preken. Nuk është fer e as profesionale të vallëzosh e të këndosh në atë formë në një hapësirë përplot varre ani pse është vetëm një skeç, ka thënë Zharku. Sipas tij, kjo përbën edhe një shkelje të normave morale. U ndjeva keq teksa e pashë videon dhe më shkoi ndërmend sesi mund të ndihen ata që i kanë familjarët e tyre të varrosur në atë vend, ka thënë ai.
E producenti i Stupcave, Agron Sokoli, thotë se nuk kanë marrë ndonjë reagim negativ nga publiku në lidhje me këtë video. Nuk kam marrë ndonjë reagim të tillë, ka thënë Sokoli. Sipas tij, të njëjtin fat do ta kenë edhe videot e tjera të serisë së skeçeve Pronto. Do ti heqim herë pas here disa nga videot, ka thënë ai. E regjisori i kësaj serie të skeçeve, Valter Lucaj, nuk ka dashur të komentojë heqjen e videos. Është skeç edhe nuk ke çka me fol ma shumë edhe nuk ja vlen me fol, ka thënë Lucaj.
E skeçi ka goxha fjalë dhe ka goxha pamje. Ai është xhiruar në një hapësirë përplot me varreza. Të tre zyrtarët e lartë, pasi që i tregojnë nënës së vdekur se si kanë bërë shumë para, kanë blerë shumë banesa, kanë porositur një krokodil për pishinën e tyre e deri tek ajo se si në emër të saj kanë votuar deri në 150 herë, të tre bijtë e zbulojnë sekretin se njëri nga ta ka qenë vjedhësi i dhëmbit të saj prej ari, teksa më vonë ia krisin këngës.
E muzika është tipike e stilit tallava. Fillimisht të tre zyrtarët nxjerrin nga xhepi një duq me para dhe fillojnë tia hedhin mbi varr. Situata bëhet më gazmore pranë varreve kur të tre ia krisin këngës dhe valles teksa këndojnë: Vorri nanes lula plot, lula plot, djemt e tu po qajn me lot. Oj, oj, nane na po shkojm në parlament e ty Zoti gjenet, këndojnë Stupcat pranë varrit. Ata edhe vallëzojnë goxha shumë, teksa ikin me veturën e tyre luksoze me regjistrimin 0Z-zzz-0Z.


super super pronto17.01.2013/22:12
Mirmbrema te gjithve hiq nuk jam i mendimit per me jek ket skeq ,!.Sa mentalitet te prapambetur kemi ,shum me vend e kan bo ket humore edhe te verteten e ketyre qeveritarve po tregon se dikur folshin per fadil hoxh e ali shukriu e keta nuk pe shikojne veten qe ja kan kalu atyre!mir thot populli qa te qesh e vesh tung per komandantat e bellaces

I. Kelmendi17.01.2013/16:33
Shikoni ky Skeq nuk ka asfar shije sepse ata Njerz te Varrosur e ato Varreza jane Nena, Babai Vellau apo Motra e dikujt dhe ata ndihem shum te Prekur kur i Shohin keta ashtu duke Vallzuar dhe duke hedhur para te Varri i Familjarve te Tyre. Stupcat kan humb qdo shije te Humorit dhe nuk e din se ku jan Kufijt, por do Besoj se nuk do teken edhe te leht me tre Djemt e asaj Grujes te ciles i kan Vallzue te Varri se edhe ata jan Dikushi eh nuk do ti Lejojn keta Hajdut te bejn Keshtu. Se edhe keta i Vjedhin Popullin.

albion shaqiri17.01.2013/16:30
fatkeqsisht esht reliteti i ministrav te kosoves e nese ju dhem se te till jeni ja pafshi hajrin po luni me parat e popullit e me votat e te vdekurve jeni ne kryesi o te ... . e ju STUPCA VEQ PER PARA SE ME TE MIR JENI dikush duhet ta tregoj relitetin

arssrrrsr17.01.2013/16:01
blavo

luki peje17.01.2013/16:00
Duke mos dasht ta komentoj permbajtjen tekstuale , si skene nuk me ka pelqyer fare e as qe e kam shiku pasi qe ishte humori para varrezave dhe duke kenduar , keshtu qe une mendoj se sigurisht edhe ndergjegjja morale i ka shty me hjek.

vali17.01.2013/14:14
ju lumte stupca se mire shume keni thumbuar eshte realiteti i kosoves edhe ne fund eshte nje komedi,

ferizajlia17.01.2013/13:32
keto skeqe apo humore nuk jan njerzore iu kisha drejtu stupcave keni fillu me e tepru kjo si ka hije as gomarit e lere ma njerzve ket qeveri duhet me u ba burra e me protestu e me hjek se kjo qever sa te gjan budallenj si ju stupcat edhe populli qe flen ketyre sju behet von ketu ne diaspor as nje qveritar gabimin ma te vogel nese e ban vetem populli e rrxon e ju mosni me keso marrina se edhe popullin keni nis me ba budal me keto budallakina ju themme sinqeritet se ne diten e sodit eshte turpi ma i mdh ne bot me qen kosovar

Avni17.01.2013/13:20
Bravo Veq kta nkofshin me jav ba me dije politikajve se tjert vesht nlesh ikan shti nuk esht tragjike kjo. Suksese te metutjeshme Presim gjirime te reja

ilgashi17.01.2013/11:53
Sen rrenë qaty skish pasë

jakupi17.01.2013/11:43
keta e kan tregue realitetin ne kosove.o stupca ruenu se udheheqsia jav hjek flamen.prontoja ju fshin nga toka

zena nga llapi17.01.2013/10:32
Te gjith jemi te prekur nga realiteti i hidhur,e spo behet asgje,e ky te pakten e tregon realitetin e ndoshta populli e merr vesh se si vuejn qeveritart.

kurreshtari17.01.2013/10:07
jane te shkelqyeshem,e kane hjeke me kercnim apo jo,ky skeq e ka dhane mesazhin e vet.Fatkeqesisht realiteti i tille eshte e smundet askush me e meshehe.Edhe te vdekurit me i pyete kishin me thane mire e kane pergatite skeqin.

Luzza17.01.2013/09:58
Ndoshta dikush edhe mundet me u preke vec keta djem po e pasqyrojne realitetitn ne Kosove. Ata pasqyrojne se ne krye te vendit jane njerez qe as per te vdekurit e tyre nuk brengosen e lene me per dikend tjeter. Satira eshte e qelluar plotesisht.

Lexuesi17.01.2013/09:47
Mire kane bere qe e kane heq! Qe nga momenti i pare qe kam pa kete video jam trishtu, e kuptoj se cfare mesazhi kane dasht me dhene por u desht vend tjeter me zgjedh, se aty jane varreza te tjera e si do te ishin ndi keta te stupcave tu kendohet, e dridhet e flitet gjera banale tek varri i familjareve te tyre...Te gjithe dijme se care eshte komedia, nuk jane Stupcat ata qe duhet te na mesojne, kem pa shume komedia te tjera qe te bejne te qeshesh por pa e demtu askend tjeter..







Shabai17.01.2013/23:25
Super mir Stupca i luni Rrolet bravo mos tjav nin per kerkon bash hiq