Dan Brown paralajmëron Ferrin

Artikujt tjerė
- Dan Brown paralajmëron Ferrin
- Sharton Olds merr çmimin T.S. Eliot
- Irani përgatit përgjigjen për Argo
- Përralla ballkanike e 50 monumenteve vjen në Prishtinë
- Fjalë e valë për krijuesin e pandalur
- Vushtrria e Prizreni, qendra të kampeve të restauruesve vullnetarë
- Filmat e Kosovës mbesin larg Berlinales
- Kalendari historik, 16 janar
- Procedurat për hapësirë të përbashkët radiotelevizive Kosovë-Shqipëri brenda 4-5 javësh
- Stacion i thërret krijuesit në Bienalen e Mesdheut
Londër, 16 janar - Shkrimtari Dan Brown ka paralajmëruar se libri i tij i ri me personazhin Robert Langdon, do të botohet në maj. I titulluar Inferno (Ferri), ai është romani i katërt i serisë me libra kriminalistikë, që ka protagonist zbërthyesin e simboleve, Robert Langdon. Brown ka thënë se ai ka qenë i inspiruar nga vepra klasike e Dante Aligerit, derisa ishte duke bërë hulumtime në Firence. Ngjarja e librit zhvillohet në Itali dhe në të Langdon pasqyrohet i pikëlluar në qendër të një prej kryeveprave më misterioze që njeh historia e letërsisë. Megjithëse unë e kam studiuar Ferrin e Dantos sa isha student dhe deri vonë nuk e kam vlerësuar ndikimin aq të madh të veprës së Dantes në botën moderne, ka thënë Brown. Me këtë libër të ri, unë jam i entuziazmuar që do të marr lexuesit në një udhëtim të thellë në fushën misterioze, në një peizazh të kodeve, simboleve dhe korridoreve të shumtë me sekrete, ka thënë ai. Titulli i librit ishte zbuluar me anë të postimeve nëpër media sociale, siç janë Twitter dhe Facebook. Libri do të pasqyrojë Bazilikën e Shën Marisë që në Firence njihet edhe si Duomo. Romanet e Brownit që kanë protagonist Langdonin, ishin shitur me miliona kopje në gjithë botën. Kodi i Da Vincit, është një nga romanet më të shitura në Britaninë e Madhe, dhe është përkthyer në 51 gjuhë. Kodi i Da Vincit libri tjetër i tij Ëngjëj dhe djaj janë realizuar edhe si filma në Hollywood, me protagonist aktorin Tom Hanks. Versioni filmik i The Lost Symbol është ende duke u realizuar.





