Sharton Olds merr çmimin T.S. Eliot

Artikujt tjerė
- Sharton Olds merr çmimin T.S. Eliot
- Irani përgatit përgjigjen për Argo
- Përralla ballkanike e 50 monumenteve vjen në Prishtinë
- Fjalë e valë për krijuesin e pandalur
- Vushtrria e Prizreni, qendra të kampeve të restauruesve vullnetarë
- Filmat e Kosovës mbesin larg Berlinales
- Kalendari historik, 16 janar
- Procedurat për hapësirë të përbashkët radiotelevizive Kosovë-Shqipëri brenda 4-5 javësh
- Stacion i thërret krijuesit në Bienalen e Mesdheut
- Galeria Qafa sivjet më pak ekspozitave, më shumë kualitet
Londër, 16 janar Shkrimtarja amerikane, Sharton Olds, është laureate e çmimit T.S. Eliot për përmbledhjen me poezi "Stag's Leap" (Kërcimi i drerit) në të cilin ajo përshkruan dështimin e martesës së saj 15-vjeçare. Çmimi i cili këtë vit ndahet për të njëzetën herë, shpërblen autorët për librin më të mirë të botuar Britaninë e Madhe a në Irlandë dhe konsiderohet si një prej çmimeve më të rëndësishme për zhanrin e poezisë. Libri i shpërblyer ka pasur konkurrentë 131 libra të tjerë. Dhjetë ishin përzgjedhur për finale. Kryetarja e jurisë për çmimin T.S. Eliot, Carol Ann Daffy, e ka cilësuar përmbledhjen e Oldsit si një libër i mrekullueshëm me fort bukuri dhe mjeshtëri, i cili kurorëzon karrierën e poetes të një rangu botëror. Sharton Olds me këtë çmim ka marrë shpërblimin prej 15 mijë funtesh (24 mijë dollarë). Kur Olds u nda nga burri i saj, ajo ishte 55-vjeçare. Asokohe u premtoi fëmijëve të saj se 10 vjet nuk do të shkruajnë për shkurorëzimin. Por iu deshën 15 vjet që ti jepe fund përmbledhjes, e cila, sipas kritikës, konsiderohet si vepra më e mirë e saj. Olds është e lindur në San Francisco më 1942 dhe për përmbledhjen saj të parë me poezi, "Satan Says" më 1980 mori çmimin e PEN Qendrës së San Francisco. Është laureate e shumë shpërblimeve. Tani ligjëron shkrimin kreativ në Universitetin e New Yorkut.






