Irani përgatit përgjigjen për Argo

Artikujt tjerė
- Irani përgatit përgjigjen për Argo
- Përralla ballkanike e 50 monumenteve vjen në Prishtinë
- Fjalë e valë për krijuesin e pandalur
- Vushtrria e Prizreni, qendra të kampeve të restauruesve vullnetarë
- Filmat e Kosovës mbesin larg Berlinales
- Kalendari historik, 16 janar
- Procedurat për hapësirë të përbashkët radiotelevizive Kosovë-Shqipëri brenda 4-5 javësh
- Stacion i thërret krijuesit në Bienalen e Mesdheut
- Galeria Qafa sivjet më pak ekspozitave, më shumë kualitet
- OJQ-të e artistët skeptikë ndaj "strategjisë orientuese" kulturore të Prizrenit
Teheran, 16 janar - Irani po përgatit një film për krizën e Iranit të vitit 1979 si përgjigje ndaj filmit "Argo" të Ben Affleckut, i cili fitoi Globin e Artë për regjinë dhe dramën më të mirë, kanë raportuar të martën mediet iraniane. "Skenarin e filmin 'Setad moshtarak' e kanë miratuar autoritetet shtetërore dhe po presim që të na ndahet buxheti që të fillojmë xhirimet, ka thënë regjisori iranian Ataolah Salmanijan. Filmi ka për rrëfim se si "revolucionarët iranian lirojnë 20 pengje në fillim të revolucionit në vitin 1979. Ky film i metrazhit të gjatë mund të jetë një përgjigje adekuate ndaj versionit të deformuar të disa filmave që trajtojnë këtë histori e njëri prej atyre që vepron kësisoj është filmi Argo, ka shtuar regjisori Salmanijan. Filmi i Argo te ngjarja e 4 nëntorit të vitit 1979 kur iranianët pushtojnë Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Teheran dhe marrin peng diplomatët amerikanë. Kriza pas pengmarrjes dhe negociatat zgjatën 444 ditë dhe pas këtij incidenti u ndërprenë marrëdhëniet diplomatike midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit. Shfaqja e filmit Argo të Affleckur është e ndaluar në Iran por megjithatë në treg kanë depërtuar kopje pirate të këtij filmi.
Ndryshe, filmi Argo është i nominuar për Oscar në kategorinë kryesore njashtu si edhe për regjinë më të mirë.








