• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 190 *** 22:20    Cosmo *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

“Përralla ballkanike” e 50 monumenteve vjen në Prishtinë

Publikuar: 16.01.2013 - 09:28

Prishtinë, 16 janar - Pesëdhjetë fotografi nga pesë shtete të Ballkanit paraqesin objektet e trashëgimisë osmane të këtij rajoni. Ato konsiderohen dokumentim i këtyre vlerave që kërkojnë vëmendje të shtuar për parandalimin e degradimit të tyre dhe një thirrje për kujdes institucional dhe shoqëror. Fotografitë janë realizuar nga pesë fotografë, ndërsa janë përthekuar në emrin e ekspozitës “A Balkan Tale” (Përralla ballkanike). Pas Prizrenit ekspozita do të hapet edhe në kryeqytetin e Kosovës, derisa do të jetë Muzeu Kombëtar i Kosovës nikoqir i këtij aktiviteti. Ekspozita do të hapet të enjten mbrëma. Në një komunikatë për media, të organizatës “Ec Ma Ndryshe” është thënë se pas shfaqjes së suksesshme në Prizren në maj të 2012-s, me rreth 1 mijë e 500 vizitorë në dy javët e ekspozitës, është vendosur që ekspozita të bartet edhe në Prishtinë. E në Muze do të jetë e hapur deri më 25 janar.

Fotografitë në Kosovë i ka realizuar prizrenasi Samir Karahoda. Tyrbja e Sulltan Muratit në Mazgit, Xhamia e Sulltan Mehmetit II, Sahat-Kulla në Prishtinë, Xhamia e Sinan Pashës e Hamami i Gazi Mehmed Pashës në Prizren, Ura e Terzive, Çarshia e Madhe në Gjakovë dhe Manastiri i Klinës, janë objektet e trashëgimisë së Kosovës, të përfshira në mesin e 50 objekteve të 5 vendeve ballkanike.

Ekspozita “A Balkan Tale” është pjesë e projektit rajonal me të njëjtin emër, që financohet nga Komisioni Evropian. Në komunikatë është treguar edhe për synimin e këtij organizimi.

“‘A Balkan Tale’ synon të stimulojë debatin publik përreth historisë së Ballkanit, të promovojë ndjenjën e historisë së përbashkët të bazuar në fe e bashkekzistencë etnike, si edhe të kontribuojë për qasjen publike edhe për ruajtjen e trashëgimisë kulturore”, thuhet në komunikatë.

Sipas komunikatës, “A Balkan...” është një projekt mediatik në thelb të të cilit qëndron një ekspozitë me 50 fotografi të monumenteve myslimane, të krishtera e hebraike në Ballkan, të realizuara nga pesë fotografë, fitues çmimesh, nga Athina, Beogradi, Prizreni, Shkupi e Tirana.

“Fotografitë shoqërohen me tekste të shkruara nga një skuadër historianësh me emër të të gjithë rajonit, një dokumentar, me programe edukative, me ekskursione historike e konkurs fotografish me pjesëmarrjen e nxënësve të shkollave e të rriturve”, thuhet aty.

Pjesë e projektit është edhe dokumentari “Ballkani i heshtur”, një dokumentar i shkruar e në regji të Andreas Apostolides, i bazuar në fotografitë e filmat e parë të Ballkanit. Filmi eksploron jetët e njerëzve të thjeshtë në mes të ndryshimeve dramatike që transformuan Ballkanin në kapërcyellin e shekullit të XX, si dhe përpiqet të shpjegojë se si mori fund bashkëjetesa etnike e fetare e popujve të ndryshëm të Perandorisë Osmane, me ngritjen e nacionalizmit e konfliktit pas pothuaj katër shekujsh. 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 13°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 13°C
Shkup 16°CKryesisht me vranėsira
Prishtinė21°C
Tiranė22°CRrebesh shiu
Shkup26°CMe diell