Vushtrria e Prizreni, qendra të kampeve të restauruesve vullnetarë

Artikujt tjerė
- Vushtrria e Prizreni, qendra të kampeve të restauruesve vullnetarë
- Filmat e Kosovës mbesin larg Berlinales
- Kalendari historik, 16 janar
- Procedurat për hapësirë të përbashkët radiotelevizive Kosovë-Shqipëri brenda 4-5 javësh
- Stacion i thërret krijuesit në Bienalen e Mesdheut
- Galeria Qafa sivjet më pak ekspozitave, më shumë kualitet
- OJQ-të e artistët skeptikë ndaj "strategjisë orientuese" kulturore të Prizrenit
- Shtatëdhjetë kujtime për Pavdekësinë... e Ali Podrimjes
- Kalendari historik, 15 janar
- Armët e Skënderbeut i vizituan 1,7 milion shqiptarë
Prishtinë, 16 janar - Gjashtë kampe të restaurimit të objekteve të trashëgimisë kulturore nëpër vende të Ballkanit do të bëjnë vend për të rinjtë që duan ti hyjnë këtij zanati. Në organizimin e Degës regjionale të organizatës suedeze Trashëgimia pa kufij (CHwB), Shqipëria, Serbia, Bosnjë-Hercegovina dhe Kosova do të jenë nikoqire të studentëve dhe profesionistëve të rinj, raporton Koha Ditore. Kosova është bërë pjesë e këtij projekti për herë të parë.
Rreth 30 studentë dhe profesionistë në fushën e restaurimit, arkitekturës e fusha të tjera të lidhura me trashëgiminë kulturore do të bëhen bashkë për secilin kamp të restaurimit. Kalaja në Vushtrri dhe Muzeu i Hidrocentralit në Prizren janë dy objektet për restaurimin e të cilave ka ndarë mjete Qeveria suedeze, përmes CHwB-së, e të cilat do të presin në tetor të këtij viti grupin prej 30 vetave. Restaurimet do të nisin në maj, në Gjirokastër të Shqipërisë, do të vazhdojnë në qershor në Negotin të Serbisë, në po atë muaj në Stolac të Bosnjë-Hercegovinës, në korrik në Jajce të po këtij shteti, për tu kthyer sërish në Gjirokastër në shtator.
Sali Shoshi, drejtor i Degës në Kosovë i CHwB-së, ka treguar se kampi që do të mbahet në Kosovë, në Vushtrri dhe Prizren, do të zgjasë dy javë dhe do të përqendrohet në aspektin e interpretimit të trashëgimisë kulturore e muzeologjisë.
Përfshirja e Kosovës në këto aktivitete është e rëndësishme pasi me anë të tyre promovohet më së miri trashëgimia jonë kulturore, si dhe trajnohen profesionistë të rinj që në të ardhmen do të japin kontributin e tyre në këtë fushë, ka thënë Shoshi.
Më tej, ai ka treguar më shumë rreth këtij organizimi.
Gjatë këtyre kampeve pjesëmarrësit marrin njohuri teorike në fushën e restaurimit nga profesorë të njohur si dhe njohuri praktike, duke punuar në monumentet kulturore nën drejtimin e mjeshtërve me përvojë shumëvjeçare, duke përdorur materiale dhe teknika tradicionale, ka thënë Shoshi.
Sipas tij, çdo ndërhyrje që kryhet në monumente ndihmon banorët lokalë, me riparimin dhe ruajtjen e shtëpive të tyre me vlera të veçanta. Për tu bërë pjesë e këtyre kampeve, të drejtë të konkurrojnë kanë studentë dhe profesionistë të rinj nga i gjithë Ballkani, duke përfshirë Shqipërinë, Kosovën, Bosnjë-Hercegovinën, Bullgarinë, Kroacinë, Greqinë, Hungarinë, Maqedoninë, Malin i Zi, Rumaninë e dhe Serbinë.
Në këto kampe u jepet përparësi aplikuesve që dijet e marra gjatë këtij kampi do ti përdorin dhe do ti zhvillojnë në vendet e tyre, ka thënë Shoshi. Aplikimi për këtë bëhet online, përmes faqes zyrtare të organizatës.









